Ballina Aktualitet Filloi ndërtimi i hotelit “Isra” në Shkup, në pronësi të Bashkësisë Fetare...

Filloi ndërtimi i hotelit “Isra” në Shkup, në pronësi të Bashkësisë Fetare Islame (FOTO)

Sot ka filluar ndërtimi i hotelit “Isra”, në pronësi të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Hoteli do të jetë me sipërfaqe prej 5.350 m2, me shtatë kate, me pesë yje. Në vënien e gurit themeltar kanë marrë pjesë Kryetari i BFI-së, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, kryetari i Kuvendit të BFI-së Fadil ef. Ramadani, myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, i Tetovës prof. dr. Qani ef. Nesimi dhe i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu, dekani i FSHI prof. dr. Shaban ef. Sulejmani, drejtori i Medresesë Isa Beu Ibrahim ef. Idrizi; pastaj: Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, i Komunës së Çairit Visar Ganiu, i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti etj.

Kryetari i BFI-së, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, fjalën e tij përshëndetëse e ka çelur me një ajet nga Kurani i shenjtë: “Veproni, punoni, ngase punët tuaja i vlerësojnë Allahu (xh. sh.), Muhamedi (a. s.) dhe besimtarët.” Ai në vazhdim ka falënderuar firmën “Rajana Inxhiniering” për marrëveshjen e arritur, pastaj Komunën e Çairit për dokumentacionin e akorduar në kohë etj. Vëmendjen e të pranishmëve e ka tërhequr shpjegimi i tij i emrit “Isra”, të cilin do të mbajë Hoteli: Isra – ka thënë ai – është udhëtimi i Muhamedit (a. s.) nga Meka në Jerusalem (Kuds).Presim – ka thënë Kryetari i BFI – që udhëtime të këtilla, me këtë shpejtësi dhe me këtë nijet, myslimanët e këtij vendi të kenë këtu e paskëtaj, dhashtë Zoti, sa më shumë. Reis’ul-Ulemaja gjithashtu ka shpjeguar se të ardhurat që do të sigurohen nga ky hotel do të shfrytëzohen në procesin edukativo-arsimor të BFI-së.
Hotel Isra në Çair, në lagjen Seravë, pritet të ndërtohet për një kohë relativisht të shkurtër.

@tn.lajmelokale
@tetovanews