Ballina Aktualitet Shqipëri Fatos Lubonja: Duhet t’i themi Bundestagut gjerman dhe BE-së, se problemi i...

Fatos Lubonja: Duhet t’i themi Bundestagut gjerman dhe BE-së, se problemi i këtij vendi është Edi Rama

I ftuar në “News 24”, analisti Fatos Lubonja u shpreh se Reforma Zgjedhore nuk i jep fund krizës së thellë politike, pasi sipas tij, problemi në vend është shumë më i madh. Lubonja deklaroi se Kodi Zgjedhor ka shumë gjëra për të ndryshuar, që lidhen me realitetin shqiptar.

“Kodi Zgjedhor ka shumë gjëra për të ndryshuar. Janë ndryshime që lidhen me realitetin shqiptar. Nuk është ideja të marrin amerikanin, gjermanin, por sistemin zgjedhor që të zgjidhim problemet që kemi. Një nga problemet e mëdha që kemi është fakti që “të fortët” që kontrollojnë zonën, bëhen deputetë e kryetarë bashkish.

Partitë duhet të bëjnë lista të vogla, ku edhe kundërshtari të mund të vërë gishtin mbi atë që ke zgjedhur ti. Kjo është për të zbutur konfliktualitetin e madh që është krijuar te ne”, u shpreh Lubonja.

Më tej, analisti shtoi se opozita, por edhe shqiptarët, duhet t’i thonë Bundestagut gjerman dhe BE-së se problemi kryesor në Shqipëri është mosrespektimi i ligjit, ku kampion është vetë kryeministri Edi Rama.

“I duhet thënë Bundestagut dhe OSBE-së nga ne shqiptarët, opozita, shikoni se nuk është ky problemi ynë. Ata thonë kthehuni në normalitet, por opozita doli pikërisht se gjendja nuk është normale.

Problemi numër një është respektimi i ligjeve, kjo është një çështje shumë komplekse, që ka të bëjë me moralin e klasës politike, edukatën. Një nga kërkesat është që të parët që duhet të respektojnë ligjet duhet të jenë politikanët. Ne kemi kryeministrin kampion për mos respektim të ligjit”, deklaroi ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews