Ballina Aktualitet Edhe tre ratifikime e ndajnë Maqedoninë nga anëtarësimi në NATO

Edhe tre ratifikime e ndajnë Maqedoninë nga anëtarësimi në NATO

Edhe tre ratifikime e ndajnë Maqedoninë e Veriut nga anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO. Njëzet e gjashtë vende, mes të cilëve edhe SHBA-ja, dhanë dritë të gjelbër që vendi të kyçet në Aleancë.
Mbetet që këtë së shpejti ta bëjnë edhe Franca, Holanda dhe Spanja. Dje pasdite Parlamenti i Islandës e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO, që është ratifikimi i 26-të.
Senati francez javën e kaluar e miratoi në lexim të parë propozim ligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Mbetet që dokumenti të ratifikohet edhe nga Asambleja nacionale gjatë leximit të dytë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews