Ballina Aktualitet Dështimi me negociatat, ANSA: Dorëhiqet Zoran Zaev

Dështimi me negociatat, ANSA: Dorëhiqet Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e bën të ditur agjensia italiane e lajmeve Ansa. Dorëheqja vjen pasi vendet anëtare të BE-së nuk arritën marrëveshje për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.

Nga Shkupi ende nuk ka konfirmim zyrtar, por po shqyrtohen të gjitha opsionet. Në mesditë, presidenti maqedonas, thirri në takim krerët e partive. Ai iu drejtua popullit edhe përmes një fjalimi nga ku deklaroi se Maqedonia e Veriut duhet të vijojë reformat. Ai iu drejtua popullit edhe përmes një fjalimi nga ku deklaroi se Maqedonia e Veriut duhet të vijojë reformat.

Nga ana tjetër, që opozita në vend u bëri thirrje qytetarëve të dalin në protesta në rrugë dhe sheshe. Sipas kreut të partisë më të madhe opozitare, Hristo Mickoski, mosmarrja e datës së anëtarësimit është rezultat i politikave të gabuara të qeveriosë së drejtuar prej LSDM-së.

@tn.lajmelokale
@tetovanews