Ballina Sport Champions League/ Dortmundi fiton ndaj Slavias, Napoli ndalet nga Genk

Champions League/ Dortmundi fiton ndaj Slavias, Napoli ndalet nga Genk

Slavia e Pragës ka luajtur ndeshjen e dytë për Champions League në këtë sezon.

Nëse Interin arriti ta surprizonte në transfertë, me rezultatin 1-1 dhe madje duke i shkuar afër fitores, kjo histori nuk përsëritet me Dortmundin.

Madje edhe në ndeshjen që u zhvillua në shtëpi, por erdhi humbja me shifrat 0-2.

kipi gjerman nuk i la shumë shpresa për një tjetër surprizë, megjithëse paraqitja e Slavias ishte pozitive.

Më në veçanti për Peter Olainka, që pas atij goli ndaj Interit, ka qenë lojtari më i rrezikshëm kundër Dortmundit pavarësisht se nuk arriti të shënonte.

Napoli ka hedhur një hap të gabuar në Belgjikë, ku ka barazuar 0-0 ndaj Genk.

Ekipi i Carlo Ancelottit vinte pas një fitore të madhe përballë Liverpool, por duket se janë velur nga fitorja në San Paolo përballë kampionëve të Europës në fuqi.

Gjithsesi ata në grupin E, mbeten në kuota të qëndrueshme në 4 pikë duke i dhuruar pikën e parë në Champions League Genkut.

@tn.lajmelokale
@tetovanews