Ballina Bota Analiza ANALIZA: Çfarë “fshihet” pas dëbimit të John Bolton

ANALIZA: Çfarë “fshihet” pas dëbimit të John Bolton

Nga Dr. Jiri dhe Leni Valenta

Në Siri, Presidenti Trump, njësoj si Obama para tij, duket i pavëmendshëm për atë që ndodh pas tërheqjes së SHBA-ve, kur armiqtë e tij përparojnë dhe mbushin boshllëkun e krijuar. I larguari nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA), John Bolton, është shprehur se Amerika po i kufizon veprimet e saj përmes angazhimeve prej kokëkrisuri me institucionet ndërkombëtare dhe marrëveshjet naive bilaterale që premtojnë shumë për armiqtë e Amerikës në këmbim të shumë pak gjërave. Ai thotë se amerikanët mbështesin udhëheqësit që nuk janë tërheqës, por mbrojtës të vlerave amerikane, interesave jetike kombëtare dhe të drejtave të njeriut.

Diçka e paparë ndodhi muajin e kaluar. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, ambasadori John R. Bolton, u detyrua të dilte nga një grup komentatorësh televizivë dhe kundërshtarë të Boltonit dhe Presidentit Donald Trump. Ndoshta për herë të parë, NSA hodhi poshtë publikisht Presidentin për politikat e tij të jashtme. Avokati i shquar amerikan, Alan Dershowitz, e përshkroi largimin e Boltonit si një “katastrofë kombëtare”.

Largimi i Boltonit ka implikime serioze në sigurinë kombëtare për të ardhmen e SHBA-ve. Lavdërime për faktin se sakrifikoi punën e tij, nëse mendonte se Presidenti po ecte në drejtimin e gabuar. Dhimbja e Boltonit mund të ketë ardhur nga fakti se nuk ka mundur më të durojë “momentet e Obamës” që kalonte Trump-i.

Durim strategjik apo mendje strategjike?

“Momentet e Obamës” përfshinin “udhëheqjen nga pas” në atë që ishte në thelb mungesë strategjie. Politikat e tij “prodhuan vetëm shtet të dështuar, kaos të ushqyer nga islamistët, sulme në rritje terroriste në Evropë dhe borxhe katastrofike”. Në atë listë shtohet mungesa e vendosmërisë dhe një tendencë për të bërë kompromise dhe lëshime pa dobi, ndaj armiqve të huaj. Ndihmësit e Obamës krijuan frazën “durim strategjik” për të përshkruar këtë doktrinë.

Në të kundërt, në fillim të vitit 2017, nën drejtimin e Sekretarit të Mbrojtjes, James Mattis, dhe H.R. McMaster nga NSA, Presidenti Trump e nisi mandatin e tij me disa “zhurma”.

Së pari, ai ndëshkoi diktatorin sirian, Bashar Asad, me një sulm të suksesshëm në një fushë ajrore siriane për përdorimin e supozuar të armëve kimike mbi civilët. Ky sulm nga Trump pati një domethënie të jashtëzakonshme. Ndoshta “momenti i Obamës” më i paharrueshëm ishte zmbrapsja e Obamës në 2013 nga vija e kuqe kundër luftës kimike. Ai i bëri thirrje aeroplanmbajtëseve të luftës të drejtuara për në brigjet e Sirisë dhe në vend të kësaj bëri një marrëveshje me Vladimir Putin për të hequr të gjitha armët kimike nga Siria.

Pas sulmit ajror, Trump hodhi një MOAB (ajo që u cilësua si nëna e të gjitha bombave) mbi talebanët në Afganistan. Kjo lëvizje vendimtare u pasua nga përdorimi dramatik afër bregdetit të Koresë së Veriut të një armate të madhe anijesh, shoqëruar me lëvizje kundër diktatorit të Koresë së Veriut nga ushtria amerikane dhe forcat ajrore, si dhe presioni retorik i vetë Trump-it.

Një kapiten i ri po drejtonte anijen e shtetit dhe ekipi i tij nuk i zgjidhte problemet si administratat e mëparshme amerikane. Ekipi i ri dërgoi kështu një mesazh të qartë mbi nevojën për të ndaluar liderin maniak të Koresë së Veriut që të zhvillonte më tej armët e tij bërthamore dhe sistemet e lëshimit të cilat, ashtu si në Guam, kishin kapacitetin të arrinin në brigjet e Amerikës.

Duke sinjalizuar fundin e “durimit strategjik”, këto lëvizje dukej se do të debutonin një doktrinë në zhvillim, e cila mund të quhet “mendje strategjike” – diplomaci e zgjuar, vendosmëri, guxim dhe përdorim i mençur i instrumenteve ekonomike dhe forcave ushtarake. Bolton, asokohe komentator televiziv dhe drejtues i Institutit Gatestone, një rol që ai e ka rimarrë, mbase u impresionua nga “pro-amerikanizmi” i presidentit, siç tregohet në një intervistë të botuar në mars 2019:

“Unë do ta përshkruaj veten si pro-amerikan. Shpresa më e madhe për lirinë e njerëzimit në histori janë Shtetet e Bashkuara, dhe për këtë arsye mbrojtja e interesave kombëtare amerikane është strategjia e vetme më e mirë për botën”.

Bolton shtoi se Amerika dalëngadalë i ka kufizuar veprimet e saj përmes kokolepsjeve guximtare me institucione ndërkombëtare si OKB-ja dhe marrëveshje naive dypalëshe që premtonin shumë për armiqtë e Amerikës në këmbim të shumë pak gjërave.

Arsyeja e ndarjes në shtator të vitit 2019 të Boltonit me presidentin duket se ka qenë kundërshtimi i tij gjithnjë e më i madh për kthimin gradual të Trumpit te politikat jofunksionale të durimit dhe strategjisë që ndoqi Obama.

Momentet “Obama” të Trumpit në Siri

Në disa fusha të politikës së jashtme, të tilla si mbështetja e fortë për Izraelin, aleatin e Amerikës, Trump dhe Bolton ranë dakord, ashtu siç vepruan për armatosjen e Ukrainës me raketa Javelin dhe mbajtjen e Iranit nën kontroll.

Sidoqoftë, në Siri, Trump, si Obama para tij, nuk ka arritur ta kuptojë se kur SHBA tërhiqet, armiqtë e tij përparojnë dhe mbushin boshllëkun e krijuar. Sekretari i Mbrojtjes, Mattis, dha dorëheqjen pasi siç duket e kundërshtonte këtë tërheqje. Bolton do të bënte të njëjtën gjë muaj më vonë, qartësisht lidhur me ftesën e presidentit drejtuar talebanëve për të shkuar në Kamp David ndërsa përjashtoi qeverinë afgane aleate me amerikanët – në javën e përkujtimit të sulmeve të 11 shtatorit ndaj SHBA-ve. Ashtu si Mattis, Bolton sakrifikoi punën e tij për shkak të pasojave të parashikueshme negative për interesat kombëtare të SHBA-ve.

Aleatët kurdë të Amerikës tani janë lënë në mëshirë të Turqisë. Tërheqja e trupave amerikane gjithashtu ka ndikim të dëmshëm në Ukrainë, pasi ajo, së bashku me vendet e tjera, po rivlerëson negativisht besueshmërinë e SHBA.

Në kohën e tërheqjes, Presidenti rus Vladimir Putin nisi atë që u duk si lëvizje e stisur në drejtim të qytetit port Mariupol në Ukrainë, siç kishte bërë në vitin 2015. Objektivi i tij i vërtetë duket se ka qenë një sulm tjetër i përgjakshëm dhe i përbashkët me diktatorin sirian Bashar Asad dhe Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike kundër rebelëve në provincën siriane të Idlib. Ofensiva ruso-siriane duket se është intensifikuar pasi u bë e qartë se përgjigjja e Trump ndaj masakrës së re nuk do të shkonte përtej një postimi të zemëruar në Tuiter.

Koreja e Veriut, kthim te durimi strategjik

Pas demonstrimit të “mendjes strategjike” me Kim Jong-un në 2017-2018, Trump iu rikthye durimit strategjik. Pas shfaqjes së forcës, erdhën samitet.

Trump duket se ka besuar se ai mund të fliste me Kim sikur ai të ishte një klient i biznesit të tij të pasurive të patundshme. Kështu, ai e cilësoi vlerësoi “Kimin e përgjakshëm, të pamëshirshëm, dhe me stil Stalini” si “një personalitet të shkëlqyer”, u gëzua për “kiminë e mirë” midis tyre dhe bëri komente të tjera jo dhe aq presidenciale, që me sa duket ishin të sikletshme për Boltonin.

Siç paralajmëroi Bolton, “në rrethanat aktuale, ai [Kim] kurrë nuk do të heqë dorë vullnetarisht nga armët bërthamore”.

Zyrtarët e Koresë së Veriut e kanë kthyer në praktikë uljen në tryezë për të pirë verë, për të darkuar për t’u argëtuar duke bërë shaka me negociatorët amerikanë ndërsa ndërtojnë arsenalin e tyre bërthamor. Nën presidentin George Ë. Bush, për shembull, sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, ishte aq e etur për të patur një marrëveshje me babanë e diktatorit aktual, saqë ajo u angazhua në atë që-atëherë zv.presidenti Dick Cheney e quajti “lëshim pas lëshimi”. Në një përpjekje të dëshpëruar, Rajs madje e hoqi Korenë e Veriut nga lista e Departamentit të Shtetit për sponsorizuesit e terrorizmit.

Trump po ndjek një stil të ngjashëm. Për kundërshtimet e Boltonit, ai ra dakord për kërkesën e madhe të Pyongyang – anulimin e stërvitjeve ushtarake SHBA-Kore e Jugut, pa asnjë reciprocitet të Koresë së Veriut.

Pikë kthese në Iran

Një pikë kthese e madhe erdhi kur iranianët sulmuan anijet e aleatëve në Gjirin Persik dhe rrëzuan një avion amerikan. Vendimi i Trump për të mos reaguar ushtarakisht – dhe tërheqja e tij nga aeroplanët amerikanë që ishin të gatshëm për të bombarduar objektivat në Iran – të kujton nmungesën e reagimit të Obamës. Dështimi i tij për t’u hakmarrë kundër sulmeve ndaj anijeve aleate ose sulmit iranian ndaj ndaj një kompanie saudite të prodhimit të naftës mund të inkurajojë vetëm veprimet e ardhshme ushtarake iraniane kundër aseteve të aleatëve në Gjirin Persik.

Trump duket se po sinjalizon që ai mendon se të gjitha diferencat mund të zgjidhen përmes negociatave. Sidoqoftë, të gjithë presidentët amerikanë që nga Nixon-i do ta kishin ndëshkuar Iranin për përdorimin e forcës ushtarake – mbase duke përjashtuar këtu vetëm Obamën.

Trump do të donte të negocionte një marrëveshje të re bërthamore me drejtuesit e Iranit, por – si koreano-veriorët – ata nuk do të ndalonin ndërtimin e bombës. Pra, mbajini sanksionet, lëreni regjimin të bjerë dhe përdorni forcën nëse dhe kur është e nevojshme. Një nga arritjet më të mëdha të Trump ishte kur ai hoqi dorë nga “Marrëveshja Bërthamore” katastrofike, e nënshkruar me Iranin (JCPOA), e cila në të vërtetë i hapi rrugën Iranit të kishte aq armë të ligjshme bërthamore sa donte.

Treshja e tiranisë: Kuba, Venezuela dhe Nikaragua

Bolton e ka quajtur Kubën, Venezuelën dhe Nikaraguan një “troje tiranie”. Venezuela, dikur një vend i pasur i OPEC-ut i mbushur me naftë, është kthyer brenda 20 ose më shumë vitesh në një shtet të dështuar, njerëzit e të cilit jetojnë në kushte të padurueshme urie – një terren i favorshëm për drogat, krimin dhe terroristët e Hezbollahut.

Vladimir Putin, me ndihmën e Kubës, ka përplasur doktrinën Monroe të Amerikës duke i dhënë ndihmë ushtarake regjimit “socialist” të Venezuelës dhe duke mbështetur regjimin e presidentit të tij jolegjitim, Nicolá Maduro. Por as ardhja e “këshilltarëve” rusë dhe kinezë dhe dërgimi i ndihmës ushtarake në vend duket se nuk e ka lëkundur Trump-in. Një veprim i rëndësishëm për largimin e Maduros nuk është ndërmarrë ende. Postimet në Tuiter dhe kërcënimet boshe nuk kanë funksionuar, çuditërisht.

“Momenti Obama” i Trump që Erdogan e përvetësoi

Kreshendoja e ofensivës ruso-siriane në verën e vitit 2019 tani mund të shihet në dhjetëra mijëra civilë sirianë që lënë vendin e tyre, duke u përpjekur të arrijnë në Evropë përmes Turqisë. Eksodi i ri sirian po i jep presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan një justifikim për të lëshuar kërcënime të përsëritura se ai do të përmbytë Evropën me 3.6 milionë refugjatë nga kampet turke.

Trump-it do t’i duhet të merret me sfidën që Erdogan po paraqet për SHBA-të. Erdogan nuk është më aleati strategjik i Amerikës, pasi ai e bëri të qartë kur zgjodhi të blinte armatim rus, çka është e papajtueshme me kërkesat e NATO-s, për të cilat ai teorikisht është angazhuar (Turqia është anëtare e NATO-s).

Mësoni nga Regani

Presidenti Trump do të bënte mirë të ndiqte rekomandimet e ekspertëve ushtarakë dhe të politikës së jashtme, të cilët njohin historinë, strategjinë dhe gjeopolitikën. Ai po shpalos një korrigjim fatkeq në kursin e ndjekur me politika që të kujtojnë vendimet më të këqija të administratave të Klintonit, Bushit dhe Obamës.

Mbi të gjitha, Trump do të këshillohej mirë të punonte drejt pajtimit dhe ndërtimit të një marrëdhënieje produktive me krahun në rritje të Boltonit në radhët e republikanëve.

Në fund të fushatës zgjedhore të Ronald Reaganit 1983-84, kur u sulmua nga demokratët që e quajtën mbrojtës të agresionit, ai nuk pranoi të projektonte imazhin e një presidenti që kërkonte paqe me çdo çmim. Ai pushtoi ishullin e Grenadas, i cili sapo kishte rrëzuar një regjim brutal leninist me anë të një grushti shteti të përgjakshëm.

Amerikanët jo domosdoshmërisht zgjedhin kandidatë të angazhuar ekskluzivisht në kërkimin e paqes. Bolton është i saktë: Amerikanët mbështesin udhëheqësit që nuk janë thjesht qetësues, por mbrojtës të vlerave amerikane, interesa jetike kombëtare dhe të drejtave të njeriut – veçanërisht në “oborrin e pasmë”. Nuk është tepër vonë për Presidentin Trump. Ai duhet të zgjohet.

Besacenter.org-TemA TV

VIDEO bonus:
Loading...