Ballina Aktualitet Kosovë Albin Kurti flet për aksidentin në Tiranë: U dëmtova pak te bërryli

Albin Kurti flet për aksidentin në Tiranë: U dëmtova pak te bërryli

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka folur për herë të parë për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës. Në një intervistë për Syri Tv, Kurti ka treguar rrethanat, ndërsa është shprehur se ka lënduar vetëm bërrylin.

“Ishim duke udhëtuar për në Tiranë për të festuar fitoren. Para nesh kishim një makinë policie, e cila goditi një makinë tjetër. Ne goditëm makinën e policisë dhe makina pas nesh na goditi. Gjithsesi nuk pësuam lëndime. Unë kam dëmtuar vetëm pak bërrylin, por duke qenë se unë nuk jam njeri i bërrylave kjo nuk është problem” – është shprehur Kurti.

Eskorta e kreut të Vetëvendosjes u aksidentua në rrugën e Rinasit, pranë Kasharit. Albin Kurti po udhëtonte në drejtim të Tiranës për të marrë pjesë në festën e organizuar nga Qendra e Vetëvendosjes, pas fitores së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews