Ballina Lajme Shqipëri Agron Shehaj publikon skandalin: Si do t’i falë Rama miliona euro kompanisë...

Agron Shehaj publikon skandalin: Si do t’i falë Rama miliona euro kompanisë “Kastrati”

Ish deputeti i PD-së Agron Shehaj ka bërë një denoncim këtë të premte në lidhje me një tender të dyshimtë që ka zhvilluar qeveria shqiptare, tender të cilin demokrati e cilëson si më të shtrenjtin në historinë e shtetit shqiptar.

Fjala është për blerjen e sasive të karburantit që përdoret nga automjetetet e qeverisë me një vlerë prej 21.5 mln eurosh. Shehaj shkruan se tenderi i cili do zgjasë 3 vite është fituar nga një prej kompanive mike të kryeministrit. Por jo vetëm kaq. Gara sipas Shehajt është kryer midis dy kompanive, Kastrati Sha dhe AT&T, ku e dyta është paraqitur në garë thjesht për një mbulim, pasi dukshëm tenderi ka qenë i paracaktuar.

Më tutje Shehaj shpjegon se ajo që e bën tenderin një aferë korruptive është fakti se qeveria do ta blejë karburantin më shtrenjt sesa mund ta blejë në tregun e lirë.

Për më tepër lexoni postimin e Shehajt:

Skandali korruptiv me megatenderin 21.5 milionë euro të karburanteve. Kastrati Sha fitoi një tender fiktiv që i jep i të drejtë ekskluzive të furnizojë qeverinë me karburant per 3 vitet e ardhshme. Qeveria Rama do blejë karburantin me shumicë me përreth 180 lek për litër, me pothuajse të njëjtin çmim që e blejnë konsumatorët të pompa e karburantit.

Më 12 shtator, Ministria e Brendshme zhvilloi tenderin më të madh për blerje karburanti në historinë e shtetit shqiptar: 21.5 milionë euro për blerje kaburanti për tre vjet u tenderuan në tre lote.

Në të tre lotet morën pjesë dy kompani të njëjta, Kastrati Sha dhe AT&T.

AT&T u regjistrua në garë si mbulesë dhe nuk paraqiti asnjë ofertë dhe asnjë dokument. Si rezultat, Kastrati Sha i fitoi të tre tenderat automatikisht si i vetmi ofertues, me metodën e zakonshme të vjedhjes së parave publike nën qeverisjen Rama.

Kështu Kastrati Sha siguroi monopolin e furnizimit me karburant të gjithë shtetit shqiptar për të tre vitet e ardhshëm.

Çmimi me të cilën u akorduan tenderat është skandaloz: çmimi i importit me shumicë plus një marzh fitimi prej 15,9%-17,9%, marzh fitimi disa herë më i lartë se ai i tregut.

Po të bësh llogaritë nisur nga çmimet e tanishme të importit, i bie që qeveria shqiptare po ble një litër naftë me 177,1 lekë për litër.

Aktualisht, kompanitë e karburanteve i furnizojnë konsumatorët e mëdhenj me çmim shumice prej 161-163 lekë për litër. Kjo do të thotë se shteti shqiptar po e ble karburantin me çmim rreth 15 lekë për litër, ose 10 për qind, me shtrenjtë se po ta blinte në tregun e lirë.

Për blerjen me vlerë 21,5 milionë euro nga Kastrati Sha, qeveria do të paguajë mbi 2 milionë euro më shumë se sa po ta blinte karburantin direkt në treg, pa patur nevojë për tender dhe për garë.

Klientelismi, korrupsioni dhe abuzimi me paratë e taksapaguesve shqiptarë, janë qëllimi kryesor i qeverisë Rama./EXPRESS

VIDEO bonus:
Loading...