Ballina Top Lajm VIDEO/ Marina amerikane: Jashtëtokësorët ekzistojnë

VIDEO/ Marina amerikane: Jashtëtokësorët ekzistojnë

Marina amerikane ka pohuar për herë të parë se pamjet e UFO-ve janë të vërteta. Zëdhënësi Joe Gradisher dhe Luis Elizondo, një zyrtar i inteligjencës ushtarake kanë deklaruar se “Videot që tregojnë UFO në fluturim në imazhet termike të kapura nga pilotët e Akademisë së Shkencës dhe Yjeve në vitet 2004, 2005, 2017 dhe 2018 janë autentike”.

Objektet fluturuese kanë përshkuar qiellin për disa çaste.

“Ishte një objekt i bardhë, i rrumbullakët dhe i shtypur në pole, që lëvizte në mënyrë të çrregullt“, tha piloti i Marinës së SHBA, David Fravor, duke shtuar se ndërsa u përpoq të afronte pamjen, objekti rriti shpejtësinë dhe u zhduk në dy sekonda. Ai tha se ky objekt kishte aftësinë të ngrihej vertikalisht nga niveli zero në rreth 5 000 metra.

Ekspertët thanë se “ka sulme të shpeshta nga ana e objekteve të paidentifikuara që përbëjnë rrezik për sigurinë e fluturimit të avionëve”.

Sipas tyre vizitat e UFO-ve janë një paralajmërim për Tokën, pasi qenie të tilla mund të konstatohen edhe më shpesh dhe ndoshta ata mund të zhvendosen në një nga zonat që shohin të përshtatshme për të jetuar në planetin tonë. Prej vitesh ka debate në lidhje me ekzistencën e tyre.

@tn.lajmelokale
@tetovanews