Ballina Bota Ukrainë, Zelensky vazhdon reformat, heq imunitetin për deputetët

Ukrainë, Zelensky vazhdon reformat, heq imunitetin për deputetët

Parlamenti i ri ukrainas, i dominuar nga partia e presidentit, Volodymyr Zelensky votoi të martën një projektligj në lidhje me heqjen e imunitetit të deputetëve duke përmbushur një nga premtimet e fushatës së presidentit.

“U kërkoj të gjithë deputetëve të Parlamentit të bëjnë thjesht atë që ju kemi premtuar njerëzve që prej disa vitesh”, theksoi para votimit Zelensky, një politikan i ri në post që prej muajit maj.

Projektligji mori votat e 373 deputetëve. Të paktën 300 vota ishin të nevojshme për këtë reformë kushtetuese, premtuar që prej disa vitesh nga legjislaturat e mëparshme dhe që do të hyjë në fuqi janarin e ardhshëm.

Deputetët kanë fshirë gjithashtu nga Kushtetuta klauzolën që ndalon ndjekjen penale ose arrestimin e tyre pa miratimin e Parlamentit. Klauzola që ndalon ndjekjen penale për votat ose deklaratat e tyre në Parlament është ruajtur.

“Nëse një deputet shtyp një person ose kryen çfarë do lloj krimi duhet të përgjigjet para drejtësisë”, theksoi Zelensky.

Mbështetur nga shumë ukrainas, të frustruar nga elitat e tyre politike gjykuar të korruptuar dhe joefikase, ky vendim ka shqetësuar shumë ekspertë, sipas të cilëve ai rrezikon të hapë portën për persekutimet politike pasi drejtësia në këtë ish-Republikë Sovjetike është konsideruar shumë e korruptuar.

Loading...