Ballina Kuriozitete Ronaldo gjen gruan që i jepte hamburger falas kur ishte i vogël...

Ronaldo gjen gruan që i jepte hamburger falas kur ishte i vogël dhe i varfër (FOTO)

Kristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të kushtueshëm në botë, tha gjatë një interviste se do të donte të gjente punonjësen e një dyqani McDonalds që i jepte hamburger falas kur ishte i vogël dhe shkonte të kërkonte ushqim.

Ai tha se kur stërviteshin me Sporting Lisbon, ata shkonin te një dyqan McDonalds ngjitur ku kërkonin për të ngrënë. Një grua e quajtur Edna dhe dy vajza të tjera nuk e refuzonin. Ronaldo tha se po t’i gjente, do të kishte dëshirë të darkonte me to në Lisbonë.

Një nga gratë është identifikuar, pas intervistës. Ajo quhet Paula Leka dhe është nënë e dy fëmijëve.

Ajo kishte punuar në dyqanin ngjitur me stadiumin në atë kohë dhe thotë se Ronaldo, bashkë me fëmijë të tjerë, vinin shpesh pasi luanin.

Paula është nënë e dy fëmijëve, dhe mbante mend se si Ronaldoja dhe disa fëmijë të tjerë vinin aty për të ngrënë, dhe ato nuk ua kursenin atyre që nuk kishin para.

Gruaja thotë që nuk ka besuar te karma, por tani po fillon të besojë, dhe se do të ulej me kënaqësi për darkë me Ronaldon.

VIDEO bonus:
Loading...