Ballina Argëtim Showbiz Rita Ora ka një mesazh të madh për Kosovën në prag të...

Rita Ora ka një mesazh të madh për Kosovën në prag të ndeshjes me Anglinë

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet sonte me Anglinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në “St Mary’s Stadium”, në ndeshjen e vlefshme për grupin A, Kosova është mysafire e Anglisë, shkruan Zëri.info.

Ndeshja e sontme zhvillohet nga ora 20:45, derisa rreth katër mijë tifozë shqiptarë priten të jenë në stadiumin e Southamptonit.

Fat Kosovës në ndeshjen e sotme i ka uruar edhe këngëtarja nga Kosova me famë botërore Rita Ora.

Në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, Rita ka shpërndarë foton me ushtarët britanikë në Prishtinë, fotografi e cila po qarkullon me të madhe së fundmi në internet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews