Ballina Top Lajm Përfaqësues i SHBA për Ballkanin, Palmer tregon qëllimin kryesor

Përfaqësues i SHBA për Ballkanin, Palmer tregon qëllimin kryesor

Detyra e re e Mathew Palmer, si Përfaqësues i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor do të ketë në krye të agjendës së tij si objektiv kryesor rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi im është që t’i kthejë Beogradin dhe Prishtinën në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje” deklaroi Palmer në një intervistë për Tanjug.

Zyrtari i lartë amerikan ka pranuar se një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit është shumë e mundshme dhe se do të transformonte Ballkanin si dhe do të hapte perspektivën evropiane për Serbinë dhe Kosovën.

“Zgjidhja e çështjes së Kosovës është shumë e lartë në agjendën time. Ne kemi mundësinë dhe ne duam ta shfrytëzojmë”, tha Palmer, duke nënvizuar në të njëjtën kohë se kthimi i Beogradit dhe Prishtinës në tryezën e bisedimeve është një qëllim afatshkurtër për Shtetet e Bashkuara.

Palemer ka prekur gjithashtu çështjen e taksës së Kosovës ndaj Serbisë duke pranuar se SHBA shpreson që kjo taksë të pezullohet nga qeveria e ardhshme e Kosovës. Nga ana tjetër Palemer tha se Begogradi do të ndalë lotimin tek vendet e tjera për të tërhequr njohjen.

“Ne kemi zgjedhje në Kosovë më 6 tetor, dhe ato do të mbahen në Serbi në pranverë. Ne do të kemi mundësinë që të vazhdojmë negociatat midis dy zgjedhjeve, të cilën duhet ta shfrytëzojmë. Shpresojmë që të dyja palët të shfrytëzojnë këtë mundësi”, tha ndër të tjera Mathew Palmer. /Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews