Ballina Sport Muriqi “çmend” Stambollin, shënon dhe i jep fitoren Fenerbahçes (VIDEO)

Muriqi “çmend” Stambollin, shënon dhe i jep fitoren Fenerbahçes (VIDEO)

Vedat Muriqi është rikthyer sërish protagonist te skuadra e Fenerbahçes në kampionatin turk. Shqiptari i Kosovës ka realizuar gol në sfidën e sotme ndaj Ankaraguçu, si dhe asistoi te goli i parë i realizuar nga Jorgesen.

Miqtë shënuan të parët me anë të Orgill, në minutën e 16-të, ndërkohë që festa ka zgjatur vetëm 4 minuta pasi Jorgensen barazoi shifrat.

Për të çuar peshë zemrat e tifozëve të Fenerit mendoi Vedat Muriqi, i cili në minutën e 73-të nuk fali duke tundur rrjetën pas asistit të Kruse. Ky ishte goli i tretë në kampionat për bomberin e Kosovës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews