Ballina Bota “Lufta e Dronëve”, rebelët huthi marrin përsipër sulmin në rafinerinë arabe (VIDEO)

“Lufta e Dronëve”, rebelët huthi marrin përsipër sulmin në rafinerinë arabe (VIDEO)

Dy rafineri nafte në Arabinë Saudite janë përfshirë nga zjarre të fuqishme në orët e para të së shtunës. Sipas Ministrisë së Brendshme të këtij shteti, zjarret janë vënë me anë të dronëve.

Rebelët huthi në Jemen, të cilët janë të lidhur me Iranin, morën përsipër sulmet dhe u zotuan t’i përshkallëzojnë ato.

Këto ngjarje pritet të rrisin edhe më tej tensionet në Gjirin Persik, duke shtuar perplasjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Në maj të këtij viti, ushtria e Teheranit rrëzoi një avion amerikan dhe Presidenti Donald Trump ishte në prag të nisjes së sulmeve ajrore ndaj këtij shteti.

VIDEO bonus:
Loading...