Ballina Kronika Kapet shqiptari kanibal, i kafshoi kokën gruas në sy të foshnjës

Kapet shqiptari kanibal, i kafshoi kokën gruas në sy të foshnjës

Një 20-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët për dhunë ndaj gruas. Mësohet se i riu ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes, madje edhe përpara foshnjës së tyre 2 vjeçe.

Mediat italiane shkruajnë se i riu nga Shqipëria kishte rrahur bashkëshorten në mënyrë të dhunshme. Shqiptari u arrestua pas denoncimit nga ana e fqinjëve. Burri e sulmoi gruan me shkelma, grushte dhe e kishte kafshuar në kokë.

Pas dhunës së tmerrshme, gruaja e re dhe vajza u dërguan në spital, ku po marrin mjekime. Burri madje kishte vendosur edhe “rregulla” Ai nuk e lejonte gruan të dilte nga banesa dhe disa herë, gruaja qëndronte veçmas nga foshnja.

@tn.lajmelokale
@tetovanews