Ballina Kronika Incident në sheshin e Tetovës

Incident në sheshin e Tetovës

Tridhjetë e gjashtë vjeçari N.Q. nga Tetova, dje (10 shtator) në SPB-Tetovë ka deno*ncuar se, rreth orës 06 e 40 minuta, tek sheshi i qytetit në Tetovë, ka qenë i sul*muar fizikisht nga dy persona ende të panjohur, të cilët menjëherë kanë ikur nga vendi.
Merren masat për gjetjen e sul*mesve dhe zbardhjen e plot të rastit.

LAJME TË TJERA NGA KRONIKA

Mbrëmë (11 shtator), rreth orës 01 e 30 minuta, pjesëtarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, Zyra e jashtme për punë kri*minalistike Gostivar, kanë privuar nga liria 28-vjeçaren S.B. nga Manastiri. Gjatë bas*tisjes, e cila është kryer me udhër gjyqësor, në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në rrugën ,,Ilija Antevski-Smok,, në Gostivar, ku ajo ka qëndruar, është gjetur heroinë.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të përgatiten edhe parashtresa përkatëse.

Dje (10 shtator) rreth orër 09 e 50 minuta, në Sektorin për punë të brendshme-Tetovë, është den*oncuar se në rrugën lokale Rakovec-Bogovinë, në fshatin Bogovinë vetura e tipit ,,Pezho,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 39-vjeçarja M.P. nga fshati Pirok, ka devijuar nga rruga dhe është për*plasur për murin e një shtëpie. Në këtë aksident, bashkudhëtarët A.Xh. (68) dhe 47-vjeçarja H.R. nga Bogovina, si dhe një vjazë e vogël 8-vjeçare nga fshati Pirok, kanë marrë lëndime të rënda trupore, kurse M.P. ka marrë lëndime të lehta trupore. Katër personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për dhënien e ndihmës mjekësore.
Është kryer inspektimi komplet nga ekip i SPB Tetovë.

Dje (10 shtator) rreth orës 19 e 50 minuta, në Tetovë është arr*estuar 27-vjeçari A.B. nga qyteti i Durrësit- Republika e Shqipërisë, i cili në mënyrë iegale ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut.
Shtetasi shqiptar A.B. për shkak se ka shkelur dispozitat ligjore të Ligjit për të huaj, është mbajtur në Stacionin policor – Tetovë, për procedurë të mëtutjeshme.

Në rrugën regjionale Tetovë-Vollkovi, në fshatin Bërvenicë të Tetovës, dje (10 shtator) rreth orës 16 e 50 minuta, vetura e tipit ,,Seat Leone,, me targa ende të panjohura, ka aksidentuar një çiklist 13-vjeçar nga po ky fshat, dhe menjëherë ka lëshuar vendin e ngjarjes.
Çiklisti i lënduar menjëhrë me veturë tjetër është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i është ofruar ndihma mjekësore.
Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe punohet në gjetjen e veturës së përfshirë në këtë aksident trafiku.

Stacioni Policor për siguri në komunikacion dhe rrugë-Tetovë vazhdon me aktivitetet e përforcuara kontrolluese në trafik, lidhur me tejkalimin e shpejtsisë.
Gjatë këtyre kontrolleve të realizuara gjatë ditës së djeshme (10 shtator) prej ora 09.00 deri ora 14.00 janë zbuluar dhe në mënyrë ligjore janë sanksionuar 33 tejkalime të shpejtësisë së lejuar. Krahas kësaj, gjithashtu janë zbuluar edhe 4 vozitës të cilët kanë drejtuar pa patentë shoferi, 2 vozitës të dehur (nën ndikim të alkoolit) po aqë vozitës fillestarë, të cilët nuk u janë përmbajtur përkufizimeve ligjore, 3 vetura me regjistrim të skaduar dhe shkelje tjera në trafik.
Për shkelësit gjithsej janë përgatitur 65 parashtresa, prej të cilave 50 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje dhe 15 fletpagesa për kundërvajtje, si dhe 8 vëreje me shkrim.

Lidhur me sigurinë e përgjithshme në rrugë në rajonin më të gjërë të Pollogut, një rol dhe rëndësi të madhe luan edhe sinjalistika horizontale dhe vertikale në trafik e para së gjithash shenjat e trafikut.

Pikërisht për këtë, është më se e nevojshme që sinjalistika rrugore gjithmonë të jetë funksionale dhe i kompletuar. Sektori për punë të brendshme-Tetovë, apelon deri tek individë të caktuar, por edhe tek të gjith qytetarët, që rë mos i dëmtojnë shenjat e komunikacionit, dhe të mos ua ndryshojnë me vetëiniciativë vendin kuptimin dhe qëllimin e shenjës. Gjithashtu është e ndaluar, që në shtyllat e shenjave të trafikut, të vendosen elemente tjera të cilat nuk kanë asnjë lidhje me shenjën (Neni 190 nga Ligji për siguri në komunikacion dhe rrugë).
Çdo dëmtim i shenjave të komunikacionit, paraqet shkelje të ligjit, për të cilën është paraparë gjobë me vlerë prej 300 euro, ndërsa për personin juridik, i cili është i angazhuar për mirmbajtjen e shenjave në trafik gjoba është 2000 euro në kundërvlerë të denarit.

Sektori për punë të brendshme-Tetovë, pa asnjë lëshim do të sanksionoj shkeljet e këtilla, me qëllim që të mundësohet funksionim i papengueshëm i sinjalizimit të vendosur në komunikacion, si parakusht i rëndësishëm dhe elementar, për qarkullimin e lirshëm dhe të sigurtë, të pjesmarësve në komunikacion.

Dje (10 shtator) rreth ora 1 e 50 minuta, pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, në fshatin Pallçisht i Epërm, kanë privuar nga liria 21-vjeçarin I.C. nga Tetova, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur marijuanë, me ç`rast i njëjti është mbajtur në Stacionin policor-Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit.

Pardje (9 shtator) në fshatin Orashë e Epërme, është privuar nga liria 27-vjeçari E.E. nga Pogradeci i Republikës së Shqipërisë, i cili në mënyrë ile*gale ka qëndruar në vendin tonë. Stetasi shqiptar E.E. është mbajtur në Stacionin policor Tetovë, për procedurë të mëtutjeshme.

Sektori për punë të bredshme-Tetovë, gjatë fundjavës së kaluar, ka realizuar disa aktivitete kontrolluese trafiku në këtë rajon, ku theks i veçantë ka qenë i përqëndruar për shpejtësinë dhe alkoolin. Nga gjithsej 124 vozitës të kontrolluar (TE-80 dhe Gv-44) janë zbuluar 19 vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alko*olit (TE-11 dhe Gv-8) dhe të njëjtit menjëherë janë shkyçur nga trafiku, kurse 17 prej tyre gjatë shkyçjes përkohësishtë ju është konf*iskuar patenta e shoferit. Krahas këtyre janë përgatitur edhe 18 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje dhe një fletëpagesë për kundërvajtje. Gjatë kësaj periudhe, në një aksion tjetër kontrollues, gjithashtu janë zbuluar dhe në mënyrë ligjore jenë sanksionuar edhe 50 vozitës (TE-19 dhe GV-31), të cilët në vendbanime dhe jasht vendbanimeve e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar maksimale.

Bonus video:
Loading...