Ballina Aktualitet Shqipëri IGJEUM: Tërmeti i sotëm, më i fuqishmi në Shqipëri pas atij të...

IGJEUM: Tërmeti i sotëm, më i fuqishmi në Shqipëri pas atij të 15 prillit 1979 (VIDEO+LIVE)

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka bërë një panoramë të tërmetit që godit sot vendin. IGJEUM thotë se epiqendra ka qenë në veri të Durrësit, në Adriatik 5.8 i shkalles Rihter. Por sa i përket ndjeshmerisë vlerësohet 7 ballë në Tiranë dhe rreth 8 ballë në Durrës.

Në një prononcim për gazetarët, Llambro Duni, sizmiolog, u shpreh: “Kemi përjetuar lëkundjet më të forta sizmike në vitet e fundit. Mund të ketë dëme. Paslëkundjet do të vijojnë në zonën qëndrore, me madhësi të vogël. Veriu i Durrësit dhe rrethinat duhet të bëjnë kujdes.Pas godijes së parë 5.8 ballë kemi pasur një tjetër 5.3 ballë. Ka efekte dhe në Tiranë. Njerëzit të qetësohen, nuk presim goditje të tjera. Të mos rrinë rrugëve”.

IGJEUM flet për 2 lëkundje të forta dhe 4 më të lehta. Probabiliteti më i lartë për dëme ka qenë në epiqendrën e tërmetit, në Durrës.

IGJEUM porosit banorët e zonës së epiqendrës të tregohen më të vëmendshem pasi lëkundjet shoqërohen nga pasgoditjet.

IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fuqishëm në Shqipëri pas atij të 15 prillit 1979.

“Shqipëria është vend sizmik. Tërmete të kësaj natyre janë shumë të shpeshta. Tërmetet e forta ndodhin rrallë, njerëzit nuk janë mësuar. Zonat që duhet të kenë më shumë vëmendje janë ato bregdetare, rrëzë shpateve”, tha më tej Duni.

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews