Ballina Aktualitet Haradinaj: Kompania që ia ka bërë fushatën Vuçiqit edhe Ramës është angazhuar...

Haradinaj: Kompania që ia ka bërë fushatën Vuçiqit edhe Ramës është angazhuar nga PDK dhe Kadri Veseli

Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj ka akuzuar ish-partnerin e tij të qeverisë, kandidatin e PDK’së për kryeministër, Kadri Veselin se e ka kontraktuar për fushatë kompaninë e njëjtë me të cilën ka bashkëpunuar Aleksandër Vuciqin.

Haradinaj në një intervistë të dhënë sonte ka thënë se kundërkandidatit të tij po ia bën fushatën një kompani ndërkombëtare, e cila i ka ndihmuar edhe presidentit serb.

“Kanë marrë kompani të huajën. Të njëjtën kompani që e ka Vuçiqi dhe Rama, e njëjta kompani po ia bën fushatën edhe Vuçiqit. A është koniçidencë kjo? Mendoj se duhet dikush me dhënë llogari”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Sipas kryeministrit në detyrë, të njëjtë kompani e ka kontraktuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Nuk dihet se cila është kompania që, sipas Haradinajt, është kontraktuar nga PDK’ja për fushatë. /Express/

@tn.lajmelokale
@tetovanews