Ballina Sport Gjermania rikthehet te fitorja, poker golash nga Holanda e Belgjika

Gjermania rikthehet te fitorja, poker golash nga Holanda e Belgjika

Pas humbjes “turpëruese” me Holandën, Gjermania është kthyer te fitorja, megjithëse me vështirësi ndaj Irlandës së Veriut. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën 48’ nga mbrojtësi i Leipzig, Helstenberg. Goli i dytë për gjermanët u realizua në fund të sfidës, nga Gnabry.

Nga ana tjetër Holanda ka arritur të marrë me lehtësi 3 pikë në fushën e Estonisë. Golat për “tulipanët” u shënuan nga Babel në 17’ dhe 48’, e më pas në minutën 76’ Veltman ka trefishuar rezultatin. Holanda nuk u mjaftua me kaq, por luftoi për gol deri në minutat e fundit, ku në 87’ Wijnaldum shënoi golin e “pokerit”.

Kështu në grupin C kryeson Gjermania me 12 pikë në 5 ndeshje, e ndjekur nga Irlanda e Veriut me po 12 pikë në 5 ndeshje. Holanda gjendet në vendin e tretë me 9 pikë në 4 ndeshje.

Në grupin E, sfida mes Hungarisë dhe Slovakisë u mbyll në shifrat 1-2 për miqtë.

Në grupin G u luajtën 3 sfida. Ajo mes Letonisë dhe Maqedonisë së Veriut u mbyll me fitoren e finjëve tanë në shifrat 0-2. Polonia me Austrinë e mbyllën në paqe me rrjeta të paprekura (0-0) ndërsa Slovenia ka marrë një 3 pikësh të vlefshëm në fushën e saj kundër Izraelit (3-2).

Në grupin I, Belgjika ka “shpartalluar” Skocinë në fushën e kësaj të fundit me rezltatin e thellë 0-4. Po ashtu edhe Qipro, e cila ka mposhtur San Marinon 0-4. Rusia arriti të marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Kazakistanit. Grupi I kryesohet nga belgët me 18 pikë në 6 ndeshje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews