Ballina Lajme Shqipëri FOTO+VIDEO/ Pamje dramatike, çfarë la pas zjarri në Qytetin Studenti

FOTO+VIDEO/ Pamje dramatike, çfarë la pas zjarri në Qytetin Studenti

Një zjarr ka rënë pranë konvikteve të Qytet Studentit në Tiranë.

Siç shihet në pamjet më poshtë banesat u shkrumbuan. Kanë qenë disa shkurre te fusha e futbollit si pikënisje e zjarrit, të cilave iu është vënë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Flakët rrezikuan edhe Poligonin e qitjes “Rexhep Ramaj” si dhe një pallat 10 katësh, banorët e të cilit u evakuuan me urgjencë. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa paniku mes banorëve ishte i pranishëm në çdo moment.

Flakët nisen rreth mesditës së sotme, ora 15:00 poshtë godinës “Iliria”. Ende nuk dihen shkaqet. Ndërsa rreth orës 16:30 flakët janë vendosur nën kontroll, kjo ndihmuar dhe nga reshjet e shiut që nisën në Tiranë gjatë pasdites.

VIDEO bonus:
Loading...