Ballina Aktualitet Kosovë Detajet/ Ja si u grabit banka me kallashnikov, autorët qëlluan edhe ndaj...

Detajet/ Ja si u grabit banka me kallashnikov, autorët qëlluan edhe ndaj policisë…

Persona të armatosur dhe të maskuar grabitën mëngjesin e sotëm një bankë në Kosovë.

Ata u futën në bankë me kallashnikov duke terrorizuar punonjësit dhe klientët, ku arritën të marrin një shumë të konsiderueshme parash nga banka.

Autorët e grabitjes qëlluan fillimisht në ajër dhe më pas shkëmbyen zjarr me policinë.

Për fat të mirë nga kjo grabitje nuk ka persona të lënduar.
Siç shikohet edhe nga pamjet e reja të publikuara nga mediet kosovare, autorët janë të maskuar dhe me kallash në duar duke dalë nga banka.

Ndërkohë që dëgjohen edhe të shtënat e armëve.

“Sot rreth orës 08:15, në rrugën “Tahir Sinani” ka ndodhur një rast grabitje me armë kur në lokalet e bankës kanë hyrë katër persona të armatosur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës, nga punëtorja kanë kërkuar që t’i dorëzojë paratë nga arka, shuma nuk dihet për momentin. Me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajër nga ana e një të dyshuari, por nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews