Ballina Aktualitet Lajme Aksident te ura e Dëbërcës në autostradën Tetovë – Shkup

Aksident te ura e Dëbërcës në autostradën Tetovë – Shkup

Në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të mbikalimit për në fshatin Dëbërcë, mbrëmë (12 shtator) rreth orës 19 e 40 minuta, vetura ,,BMW,, me targa të Suedisë, të cilën e ka drejtuar 42-vjeçari A.M. nga Shkupi, ka devijuar nga rruga dhe është
rrokullisur jashtë korsive të autostradës.

Gjatë aksidentit, A.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me anë të autoambulancës është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për t´i ofruar ndihmë mjekësore.

Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe është duke u përcaktuar shkaku dhe rethanat e këtij aksidenti.

@tn.lajmelokale
@tetovanews