Ballina Shëndeti A na bën keq të hamë para gjumit?

A na bën keq të hamë para gjumit?

Me siguri s’jeni të vetmit që të paktën një herë keni dëgjuar të thuhet se s’është ide dhe aq e mirë të hash bukë para gjumit. Pse? Përveç kileve që thuhet se shtohen më lehtë, ka pasoja në shëndet.

Para së të dilni në përfundimin e kësaj dileme, duhet të dini si funksionon procesi i tretjes. Të hash pak përpara se të flesh nuk e ngadalëson procesin e tretjes dhe ky është lajm i mirë. Tretja nuk kërkon që domosdoshmërisht të jemi zgjuar apo të vetëdijshëm gjatë kohës që trupi ynë e bën këtë.

Çfarë duhet të bëni është të qëndroni të shtrirë drejt, ose gjysmë shtrirë për rreth 15 minuta sapo proçesi i tretjes të përfundojë plotësisht.

Sa i takon kileve të shtuara që vjen si pasojë e ushqimit të konsumuar vonë, ekspertët thonë se është thjesht një mit dietash që duhet zhdukur sa më parë.

“Cosmopolitan” shkruan se regjimi ushqimor është krejtësisht individual dhe ndonjëherë jashtë kontrollit tonë, por rrini të qetë. Nuk ka gjasa të shtoni në peshë vetëm sepse hëngrët pak përpara se të flinit. Atë energji që morët do ta konsumoni gjithsesi./Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews