Ballina Bota Zvicra shet ajrin e alpeve (FOTO)

Zvicra shet ajrin e alpeve (FOTO)

Një kompani zvicerane që tregton shishe me ajër alpin drejt Azisë është mes të përzgjedhurve për të fituar “especially absurd shipping award” (çmimi i tregtimeve veçanërisht absurde) nga shoqata “Alps Initiative”, një grup që lufton transportet e pakuptimta me ndikim në mjedis.

Ndërkohë që kompania “Swiss Air Deluxe” pretendon se produktet e saj janë shumë të mira për mushkëritë, zemrën dhe fuqinë, nga ana tjetër “Alps Initiative” theksoi sot se transportimi i produktit në vende si Tajlanda prodhon jashtëzakonisht më shumë dyoksid karboni se sa thjesht të thithësh ajrin e alpeve.

Në vend të dytë renditet uji “Voss” nga Norvegjia që transportohet për më shumë se 1500 kilometra me anije dhe kamionë deri në supermarketet “Swiss Migros”.

Produkti që renditet i treti në këtë garë është një proshutë që prodhohet nga derra të rritur në Danimarkë mishi i të cilëve trajtohet në Itali para se të paketohet në Austri dhe të shitet nga gjiganti i supermarketeve në Zvicër, “Aldi”./atsh

@tn.lajmelokale
@tetovanews