Ballina Aktualitet Lajme Zaevi e përshendeti nismën për formimin e regjistrit të mediave profesionale onlajn

Zaevi e përshendeti nismën për formimin e regjistrit të mediave profesionale onlajn

Për t’u përshëndetur është nisma e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Odës Ekonomike dhe Këshillit për Etikë në Media për formimin e regjistrit të mediave profesionale onlajn me të cilin do t’ia bëjë të ditur opinionit se cilat portale i përmbushin kriteret që të jenë media, por edhe cilat janë ato të cilat i përmbahen kodeksit gazetaresk gjatë punës së tyre dhe kanë pronësi dhe impresum transparent, ka shkruar sot kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Sipas tij, për t’u përshëndetur është secila nismë e cila kontribuon që të bëhet dallim i qartë midis kritikës gazetareske dhe gënjeshtrës.

“Duhet të gjithë ne si qytetarë të bëjmë dallim midis kritikës e cila është aleat dhe gënjeshtrës e cila është armik i shoqërisë tonë demokratike. Gazetaria kritike është në bazën e një shoqërie demokratike dhe transparente. Kritika është e dobishme, ndërsa kritika konstruktive kontribuon ndaj përparimit dhe zhvillimit të shoqërisë në të gjitha fushat e saj. Për këtë manipulimi dhe gënjeshtra duhet të përballen me rezistencë. Gënjeshtra bën dëm, ndërsa manipuluesit i dëmtojnë edhe proceset e shëndosha demokratike. Edhe më shumë, është dobësi dhe hipokrizi ata që në vazhdimësi prodhojnë dezinformata dhe lajme të rreme të fshihen pas lirisë së fjalës”, thekson Zaevi.

Ai e inkurajon fellën gazetareske, komunitetin mediatik, sa është e mundur më shpejtë t’i përcaktojë standardet të cilat qartë do t’i definojnë dallimet midis gazetarëve dhe mediave kritike dhe makinerive propaganduese për lajme të rreme. (koha.mk)

@tn.lajmelokale
@tetovanews