Ballina Bota VIDEO/ Tymi i pyjeve të Amazonës ndërpret ndeshjen e futbollit

VIDEO/ Tymi i pyjeve të Amazonës ndërpret ndeshjen e futbollit

Vijon djegia e pyjeve në Amazonë. Situata alarmante ka ndikuar në jetët e banorëve përreth, madje edhe në një ndeshje futbolli. Teksa po luhej sfida e kategorisë së tretë të futbollit brazilian mes Atletico Acreano dhe Luverdense, stadiumi u mbulua nga tymi duke detyruar gjyqtarin që ta ndërpresë ndeshjen për 7 minuta.

Takimi u ndërpre vetëm pasi ishin luajtur 6 minuta, por shikueshmëria në fushë u bë thuajse e pamundur. Në sfond shihen edhe vatrat e zjarrit në pyll. Të dhënat satelitore kanë regjistruar më shumë se 41,000 zjarre në rajonin e Amazonës deri më tani, ku shumica janë shkaktuar gjatë këtij muaji./tpz

https://www.youtube.com/watch?v=qDGRC1R0b1U

https://www.youtube.com/watch?v=Xbq-vGolEpE

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews