Ballina Top Lajm VIDEO/ Momentet e fundit të Slobodan Milosheviqit, para e k s...

VIDEO/ Momentet e fundit të Slobodan Milosheviqit, para e k s t r a d i m i t në Hagë: Ecje nëpër dhomë e c i g a r e (VIDEO)

Gazetari serb Stefan Cvetkoviç, dje në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një video në të cilën shihet ish-presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë Slobodan Milosheviq, siç thuhet, përpara transferimit nga Tuzlla (Bosnjë dhe Hercegovinë) në Hagë, në vitin 2001.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë se si Millosheviçi po hynte në një dhomë, siç pretendohet, në një bazë ushtarake amerikane në kampin “Eagle” në Bosnje dhe Hercegovinë, fillimisht i shoqëruar nga një person me uniformë ushtarake.

Në një moment, ai ngrihet dhe qëndron me oficerin përballë një personi të panjohur, pastaj ulet për pak kohë dhe vazhdon të ecë nëpër dhomë.

Gjithashtu, videoja (01:42) tregon se si Millosheviq është ende duke biseduar me njerëzit që janë me të në dhomë, kështu që në një moment ai merr një  c i g a r e.

Më pas, pamjet tregojnë gjithsej tre persona me uniformë dhe një oficer policie që nga fillimi i regjistrimit.

https://youtu.be/E7V-63FwZbY

@tn.lajmelokale
@tetovanews