Ballina Kultura VIDEO/ Historia përsëritet: Një tjetër yll shqiptar na e zbulon bota

VIDEO/ Historia përsëritet: Një tjetër yll shqiptar na e zbulon bota

E pranojmë se kur i kemi ca njerëz nuk ua dimë vlerat. Po pastaj ata e ngrejnë karrierën tjetërkund dhe bota ia njeh talentin.

Si më të fundit rast, atij të Inis Nezirit, këngëtares që po na përfaqëson në “New Wave Festival” në Rusi.

Mori pikët maksimale të jurisë dhe është gati për finalen e madhe më 29 gusht. Aurela Gaçe e solli në fokus duke kërkuan mbështetjen mediatike të munguar.

I vetmi që i dha hapësirë Inisit, si përherë, si me Klaudia Pepën, ishte Ardit Gjebrea me “Këngën Magjike”. Inis konkurroi në duet me Flori Nazifin.

Po tani le të shijojmë performancën në Rusi, siç keni shijuar nga larg çdo shkëlqim.

Loading...