Ballina Aktualitet Lajme Vatër e re zjarri në Lubin të Sarajit (VIDEO)

Vatër e re zjarri në Lubin të Sarajit (VIDEO)

Një vatër e re zjarri në mesditë u përhap në fshatin Lubin të Komunës së Sarajit. Ekipet e zjarrfikësve në terren bëjnë përpjekje që zjarrin ta vënën nën kontroll dhe mos të lejojnë tu afrohet shtëpive. Komandanti i brigadës së zjarrfikësve Vlladimir Simonovski tha për Alsat se pos dëmeve në pyje të ulëta, deri më tani nuk raportohet për dëme në pronat private apo lëndime në njerëz.

Tani për momentin kur ishim në terren në lagjen Usje, morëm thirrje që në fshatin Lubin është përhapur flaka në më shumë vende, ku zjarri ka kapluar pyje të ulëta. Në vendngjarje kemi tre ekipe por në atë terren do të dërgojmë ekipe shtesë për të parandaluar përhapjen e zjarrit dhe mos të ketë djegie në përmasa më të mëdha – deklaroi Vlladimir Simonovski, Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit.

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim shprehen të gatshëm për tu vënë në ndihmë të zjarrfikësve. Presin thirrje nga krerët e komunave, nëse paraqitet nevoja për intervenime të tilla. Naumovski tha se zjarret nuk janë të përmasave për të intervenuar nga ajri përmes hidroplanëve.

Nga ajo që morëm informatat e para nga të gjitha repartet tona rajonale për mbrojtje dhe shpëtim, raportojnë se ka pasur vatra zjarri shumë të vogla, prej të cilave më së shpeshti pyje nacionale. Njësitë rajonale kundër zjarrit janë duke menaxhuar suksesshëm me këto zjarre. Tani për tani nuk kemi informacione për ndonjë zjarr të madh që të mund të intervenoj edhe Drejtoria për mbrojtje dhe Shpëtim – u shpreh Ivica Naumovski, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Gjatë fundjavës zjarre të ngjashme kanë kapluar edhe disa zona, si në fshatrat Llaskarcë dhe Bukoviq, rrëzë malit mbi lagjen Pintia dhe në Grupçin të Zhelinës. Tek kjo e fundit raportohet për djegie të barit përreth autostradës, e cila u shua në intervenim të hershëm. Ndërsa, zjarrin e kapluar dje rreth orës 11:30 mbi lagjen Pinitia, nga Brigada e zjarrfikësve thonë se tek sot në mesditë kanë arritur ta shuajnë plotësisht. Sipas autoriteteve, dëmet janë të vogla vetëm në pyje të ulëta, ndërsa shkaqet thuhet se janë thatësira e klimës dhe bimësisë si dhe pakujdesia e njerëzve.



@tn.lajmelokale
@tetovanews