Ballina Kronika Tetovë, katër persona vihen pas hekurave

Tetovë, katër persona vihen pas hekurave

Në Zherovjan të Tetovës policia ka privuar nga liria 23-vjeçarin me inicialet H.J dhe 29-vjeçarin me inicialet L.M nga Tetova. Gjatë kontrollit të automjetit “Volkswagen Passat”, me targa të Tetovës, në të cilën ndodheshin që të dy personat, ndërsa makina ishte e parkuar në afërsi të pikës së karburantit, policia gjeti dhe konfiskoi ko^kainë. Që të dy personat u mbajtën në Stacionin policor të Tetovës ku ka nisur procedura për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Në fshatin Bogovinë, gjatë kontrollit të automjetit “BMW”, me targa zvicerane, e drejtuar nga 30-vjeçari me inicialet E.H, kurse në makinë ndodhej edhe 29-vjeçari me inicialet A.Sh., që të dy nga fshati Dobërdoll i Gostivarit. Gjatë kontrollit të kryer nga policia e Tetovës, iu gjet ko^kainë, prandaj që të dy u privuan nga liria dhe u mbajtën për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit./TetovaNews

https://www.youtube.com/watch?v=3RPeLPFuoa4

https://www.youtube.com/watch?v=pWgIePHA9nA

https://www.youtube.com/watch?v=DGb1VoRYGYM

https://www.youtube.com/watch?v=Ei8qwsxrL-o

@tn.lajmelokale
@tetovanews