Ballina Sport “Tërmet” te Kosova, Rashica do të mungojë ndaj Çekisë dhe Anglisë

“Tërmet” te Kosova, Rashica do të mungojë ndaj Çekisë dhe Anglisë

Milot Rashica është futbollisti më në formë me origjinë shqiptare. Sulmuesi u detyrua të ndalej, pasi u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Fortuna Dusseldorf. 23-vjeçari la fushën e lojës, pasi dhuroi një asist.

Klubi i Werder Bremen-it ka bërë me dije se dëmtimi muskulor i shqiptarit nuk është aq i lehtë dhe “Raketa” do të mungojë për disa javë.

Një mungesë e tillë ka shqetësuar jo pak gjermanët duke qenë se lojtari ishte kthyer në lider.

Mungesa e Rashicës nuk prek vetëm klubin e tij, por dhe Kosovën.

Ai nuk do të jetë gati për ndeshjet e shtatorit që Kosova do të luajë kundër Çekisë dhe Anglisë.

Mungesë shumë e rëndësishme kjo për trajnerin Bernard Challandes i cili duhet të bëjë edhe ta lojtarin tjetër kryesor te Kosova, Arbër Zeneli, që gjithashtu është dëmtuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews