Ballina Aktualitet Shqipëri Spanjolli me pasuri prej 310 milionë eurosh erdhi me jaht në Himarë,...

Spanjolli me pasuri prej 310 milionë eurosh erdhi me jaht në Himarë, tregon si nisi incidenti me Mihalin

Eugenio Galdón (i lindur në vitin 1950) do t’i duhet të harrojë së shpejti pushimet e këtij viti.

Biznesmeni i mirënjohur, themeluesi i ONO, ish-shefi i kabinetit të kryeministrit spanjoll Adolfo Suárez dhe ish-drejtori i grupeve mediatike si Prisa ose COPE, pë^soi një su^lm të eg^ër kur shijoi pushimin e verës me familjen e tij në bregdetin shqiptar, shkruajnë sot mediat spanjolle. Ngjarja u zhvillua më 15 gusht.

Galdón, së bashku me katër anëtarët e tjerë të familjes së tij dhe dy udhëzues vendas, lanë jahtin e tyre në Porto Palermo, një gadishull në jug të Shqipërisë, i lagur nga deti Adriatik.

Ata shkuan në restorantin “Panorma”, një vend që pretendon të ketë ushqimin më të mirë mesdhetar në bregdet. Megjithatë, burime pranë Galdón thonë, se shërbimi u vonua më shumë sesa lejohej dhe familja spanjolle zgjodhi të shkonte diku tjetër për të ngrënë.

Kjo prov^okoi su^lm nga menaxheri i restorantit, Mihal Kokedhima, 51 vjeç, i cili doli me vrap në kërkim të Galdón. Ai u kërkoi atyre të mos largoheshin, pasi duhej të prisnin ose të paguanin ushqimin që tashmë po përgatitej, por familja u fut në makinë dhe u largua nga restoranti.

Në atë moment, Kokedhima, plotësisht jashtë kontrollit, u hodh përpara furgonit “Ford” ku ndodhej Galdón.

Mediat spanjolle shkruajnë se Galdón, ka një pasuri të vlerësuar prej 310 milion eurosh, i cili nuk ka preferuar të flasë për mediat vendase.

Në vend të kësaj, burime të afërta me biznesmenin tregojnë se të gjithë janë mirë dhe se duan të harrojnë sa më shpejt incidentin për të vazhduar të shijojnë pushimet e tyre. Edhe Ministri i Turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi, u takua me ta për t’u kërkuar falje për incidentin.

Familja deklaron se “si shoferi, ashtu edhe policia lokale, autoritetet qeveritare dhe ambasada kanë treguar shumë interes dhe janë sjellë me përkushtim dhe bashkëpunim absolut, duke kërkuar falje. Shqipëria na pëlqen shumë dhe e konsiderojmë këtë një incident të izoluar”.

https://www.youtube.com/watch?v=OdfYuC3NjKk


@tn.lajmelokale
@tetovanews