Ballina Aktualitet Lajme Si të dal nga ky batak ku kam rënë?

Si të dal nga ky batak ku kam rënë?

Jam një vajzë nga Maqedonia dhe problemi im filloi në këtë mënyrë!

Ndjeja frikë disa netë pa arsye ndërsa verën e kaluar nuk po i kushtoja vëmëndje dhe kaloi.

Nga muaji prill unë kisha provimet e fakultetit (të Mjekësisë saktësisht, gjithashtu punoj në ordinancë stomatologjike çdo ditë të javës) dhe në provimin e fundit një javë përpara më kaploi një tm^err fr^ike). Të nesërmen pata provimin e fundi. Dola me nota shumë të mira. Atë ditë që mbaroja afatin mua më erdhi një lloj ndjesie e keqe në stomak si demoralizim. Unë nuk e dija se çfarë kisha dhe si shumë të shqetësuar të tjerë u drejtova tek një mjek internist. Pas anamnezës ai më dha eglonyl 2×1. Frika m’u largua por kisha shumë mundime si gjatë edhe pas mbarimit të barit.

Nervozohesha, kisha marrje mendsh etj. Më pas për këto shqetësime u drejtova te një mjek tjetër që më rekomandoi xanax 0.25 2×1 të cilët më bënin keq. E këtu filloi show i vërtetë. Duke lundruar nëpër internet dhe duke kërkuar për neuroza unë fillova të mendoja që jam në depresion. Kisha frikë se mos çmendem, mos ndahem nga i fejuari, mos bëj vetvrasje dhe vetëm në këtë drejtim qëndronte mendja ime. Pas bisedës me një mike të vlefshme unë vendosa të mos konsumoja medikamente të ndryshme dhe pata dukshëm përmirësim duke u munduar të bind veten se nuk jam e sëmurë.

Pastaj ankthi më vinte një herë në 4-5 ditë dhe e ndërlidhja me depresionin ose çrregullimet bipolare, ndërsa kur ndihesha mirë mendoja që jam në fazën maniak. Vendosa të shkoja në psikiatër që të më thoshte që nuk kam gjë dhe të më jepte kurajo sepse unë isha aq keq dhe mund të bëja edhe pa medikamente. Psikiatri sapo morri anamnezën me diagg me f40.8 dhe g44.2 tha që kam ankth dhe depresion. Nuk më dha shumë shpjegime por vetëm më tha që gjendja do kalojë për 1 muaj e gjysmë. Me rekomandimin e psikiatrit unë marr Zepira 5 mg 1×1 dhe xanax 0.25 1×1. Ndihem më mirë, ka 18 ditë që konsumoj këtë terapi. Meraku im është se mos bëhem e varur nga këto substance. Çfarë mendoni ju për gjendjen time? Si të dal nga ky batak ku kam rënë?

Të lutem shumë pres përgjigje!

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: E nderuar studente e Mjekësisë, po të them që në fillim, lum si ti për intelektin dhe shëndetin shumë të mirë që ke! Të garantoj 100% që s’ke asnjë lloj patologjie. Edhe për degën e Mjekësisë që po mbaron më gëzon shumë, pasi duke i kaluar vetë këto simptomat e ankthit e të panikut do të ndihmosh edhe shumë të tjerë pa ilaçe e pa i çpuar me gjilpëra por vetëm duke e sqaruar e bindur se simptomat e ankthit ndër to edhe depresioni që kuron nga ankthi nuk janë sëmundje dhe nuk të çojnë në ndonjë sëmundje, Ti gjithashtu po pranon se edhe në një ordinancë stomatologjike dhe kjo ende të bën më shumë të vlefshmee të të them lum si ti për veten tënde e lum si shtëpia që të ka!

Le ti bëjmë tani një analizë të shkuarës, problemeve që ti ke kaluar. Normalisht kur të mbarosh ti degën e mjeksisë do të dish të kuptosh dhe të besosh se të gjitha këto që ke kaluar ti si tmerr nuk të rrezikojnë hiç fare sepse nuk janë asgjë tjetër vetëm një alarm i rremë ose një lloj “tsunami” fjalë të cilën siç e sheh e kam futur në thonjëza. Mirëpo me sa duket ti nuk e ke mbaruar të plotë mjeksinë, por edhe kur ta mbarosh, kur vjen puna për veten, mendon se je një person unik në lidhje me shëndetin dhe nuk i beson ato që di, ose frika nuk të lejon ti kujtosh ato që ndoshta i di. Për këtë arsye themi ne që “sqepari nuk e gdhënd dot bishtin e vet, ndaj nuk lejohet për një doktor sado i zoti të jetë të diagnostifikohet. Në letrën tënde duket qartë se ti i ke kuptuar shumë gjëra që kur tu duk se filluan ashtu si <> ti u përqëndrove në to u trëmbe, pra u trëmbe shumë dhe u “zhyte” fare nëpër detin e frikës siç thua ti “duke lundruar nëpër internet” e duke kërkuar sëmundje ti u trëmbe edhe më shumë dhe në fund “dorëzove” tek doktorët kur do të kishte një zgjedhje të bukur: terapia e ëmbël që do të thotë psikoterapia dhe kurat 100% bimore.

Ty do të shërbente vetëndihma po të dëgjoje me vëmendje disa intervista të mijat me titull depresioni dhe ankthi. Shumë mirë që ti je përpjekur për të bindur veten që nuk je e sëmurë me depresion por edhe pse je studente e mjeksisë, ti nuk mundesh që ta bësh vetë këtë gjë, pasi ti e di se si simptomat e ankthit përngjajnë aq shumë me ato të sëmundjeve të tjera. Edhe për rastet më të thjeshta në dukje, unë përdor testet shkencore sepse vetëm ato nuk të lënë që të gabosh. Nuk mund të bazohem vetëm tek ato që thotë klienti, pasi nga frika, ankthi ai i sheh të zmadhuara të gjitha, pasi ai i acaruar ja fut edhe “kot”. Diagnostifikimi ka rëndësi vendimtare prandaj unë habitem me ata doktorë që nxitojnë për të mbushur recetat ende pa e dëgjuar mirë pacientin e “gjorë” them i “gjorë” sepse në disa raste rezultojnë të sëmurë.

Ti thua që psikiatri nuk më dha shumë shpjegime por më tha “ankth dhe depresion” këtë unë nuk e kuptoj mirë pasi ka ankth që të kuron nga depresioni (bipolar) e në këtë rast ky ankth buron nga sëmundje dhe nuk mund të kurohet pa u kuruar sëmundja. Ja se si shkruan doktoresha e shquar Italiane Chiara Libero te libri “Depresioni, ankthi, stresi” faqe 17: Depresioni i shkaktuar nga ankthi karakterizohet nga ankthi, normalisht gjëndje e ndjerë emocionale, merakosjet e vazhdueshme mund të zhduken nga disa kura natyrore, si përshembull fitoterapia që përdor barnat për cilësitë e kurimit të ankthit që kanë atop or gjithashtu edhe teknikat, si dhe me anë të psikoterapive të shkurtra. Besoj se u kuptuam e nderuara studente. Kaq na lejon përgjigja e letrës tënde por normalisht që kam ende shumë për të thënë. Je e mirëpritur.

@tn.lajmelokale
@tetovanews