Ballina Aktualitet Shqipëri Si nisi incidenti i Mihal Kokëdhimës, Goro: Shkak, porosia për peshk

Si nisi incidenti i Mihal Kokëdhimës, Goro: Shkak, porosia për peshk

Mihal Kokëdhima, 51 vjeçari nga Himara i aku^zuar se sul^moi 5 turistë spanjollë dhe guidat e tyre pas një debati mbi cilësinë e shërbimit në restorantin e tij në Porto Palermo, do të qëndrojë në bu^rg ndërsa pret gjy^kimin.

Nga Jerola Ziaj, BIRN

As lotët e Mihal Kokëdhimës dhe as mbrojtja e dy avokatëve të tij, nuk e kanë bindur të dielën në mesditë Gjy^katën e Vlorës gjatë seancës për rivlerësim të masës së sigurisë, se pronari i restorantit Panorama në Porto Palermo mund ta priste gjy^kimin i lirë.

Gjyq^tarja Esmerilda Habilaj ka rrëzuar masën e sigurisë “arr^est në flag^rancë” pas marrjes në konsideratë të vetdorëzimit të Kokëdhimës, ndërsa ka pranuar kërkesën e proku^rorit, Saimir Smaka për arr^est me bu^rg për aku^zat e “kan^osjes” , “dëmtimeve të tjera” dhe “shkatë^rrim i pronës”.

Mbrojtja e Kokëdhimës e përfaqësuar nga avokatët Arjon Besimaj dhe Kujtim Cakrani, ka kërkuar masën e sigurisë detyrim paraqitje me garanci pasurore në vlerën e 3 mijë euro, me pretendimin se Kokëdhima paraqet rrez^ikshmëri të ulët shoqërore, ka qenë i padë^nuar më parë dhe ka reaguar në kushtet e vetmbrojtjes.

Gjithashtu, sipas mbrojtjes Kokëdhima nuk ka kryer vepër pen^ale por kundravajtje pen^ale. I pyetur nga gjyq^tarja, Kokëdhima në lot tha se rrethanat e ngjarjes nuk janë ato që aludohen nga video- ska^ndali.

“Më morën zvarrë me makine! Ç’është kjo punë?! Nuk kam prekur njeri me dorë, ku i kanë faktet që i qëllova. Më rrëzuan në Qeparo nga makina, si ka mundësi?! Nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar, por për t’u mbajtur,” deklaroi ai gjatë seancës gjyq^ësore.

“Unë u mora targën, telefonova policinë, ata futën marshin të më shtypnin dhe unë u hodha në makinë. Kam dy fëmijë në shkollë në Gjermani, ne dy muaj punojmë. Më lini te punoj,” shtoi ai, ndërsa u dakordësua me kërkesën e avokatit mbrojtës për garancinë pasurore.

Incidenti midis Kokëdhimës dhe turistëve spanjollë u regjistrua tre ditë më parë, ndërsa në videon e publikuar të shtunën, biznesmeni nga Himara duket i varur në pjesën e përparme të makinës ndërsa godet me gru^sht dhe me telefon xhamin e makinës derisa e thyen.

Brenda në makinë është familja e turistëve spanjollë prej 5 anëtarësh, shoferi dhe shoqëruesi shqiptar. Nga videoja duket që turistët janë tepër të frikësuar. Nga Porto Palermo ata nisen drejt rajonit të policisë në Sarandë. Makina vijon të jetë në ecje ndërsa 51 vjeçari mbi kofano vijon të godasë xhamin e parë duke arritur ta thyej. Burri godet me telefon dhe me grusht xhamin. Ndërkohë që personat brenda makinës thonë se po i ndjekin të tjerë nga pas dhe shoqëruesi shqiptar kërkon ndihmë.

I pyetur nga BIRN, kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro tha se konflikti ka nisur pasi turistët kanë hyrë në lokalin e Kokëdhimës. Sipas Goros ata fillimisht kanë porositur peshk për 7 persona, më pas kanë gjykuar se ishte shumë ushqim duke thënë se do të ishte e mjaftueshme një sasi për 5 persona. Ka qenë ky momenti kur Kokëdhima i është afruar tavolinës së turistëve me kërcënime dhe kanosje. Videot e tjera të konfliktit janë administruar nga autoritetet.

Kokëdhima u arr^estua të shtunën pasi video e konfr^ontimit të ti me turistët spanjollë provokoi debate të ashpra në Shqipëri. Grupi i turistëve spanjollë u takua dhe me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili e cilësoi sjelljen e Kokëdhimës si jo përfaqësuese të traditës shqiptare.

“Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë kon^flikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve,” deklaroi Klosi në rrjetin social Facebook.

“Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë,” shtoi ai.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, e cili përdori një gjuhë të ashpër kundër Kokëdhimës dhe nënvizoi që mikpritja është vlera më e rëndësishme e turizmit shqiptar.

“Bar^bari që goditi miqtë spanjollë, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar të gjithëve,” tha ai.

“Mikpritja është fuqia më e pakonkurueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajt që na vizitojnë dhe përtej difekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agr^esioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë,” shtoi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook.

Reagimet e ashpra të politikanëve ndaj videos që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka dominuar edicionet informative në televizionet kryesore në vend, i kanë shqetësuar avokatët e Kokëdhimës.

Pas përfundimit të seancës gjyq^ësore të shtunën, avokati Arjon Besimaj tha se do ta ankimoj vendimin, me shpresën se gjykata Apelit nuk do ndikohet nga jehona mediatike që kryeministri i dha ngjarjes. Ai e konsideroi gjyqin ndaj Kokëdhimës si një “gjy^q publik”.

“Klienti im nuk ka rrez^ikshmëri shoqërore, dhe nuk mund të mbahet në bu^rg për një shkat^ërrim prone, sepse dëmtoi një makinë,” tha ai.

Në dosjen që do t’i dërgohet tashmë gjyk^atës së Apelit nga mbrojtja pritet të dorëzohet edhe raporti mjeko-ligjor i Mihal Kokëdhimës, i cili pretendon se ka dëmtime në mushkri për shkak të përplasjeve të automjetit.

“Ai është i gatshëm të paguajë gjobën sado që të jetë për shkatë^rrimin e pronës, por jo që të bur^goset, pasi dhe në momentin e sul^mit,” shtoi Besimaj.

“Kokëdhima nuk ka pasur asnjë ar^më të ftohtë, madje ka edhe provat që tregojnë se në momentin e sul^mit ka pasur në dorë vetëm celularin, asgjë tjetër,” përfundoi avokati.

https://www.youtube.com/watch?v=OdfYuC3NjKk

 

@tn.lajmelokale
@tetovanews