Ballina Aktualitet Kosovë Shuhet gazetarja dhe poetja e njohur shqiptare

Shuhet gazetarja dhe poetja e njohur shqiptare

Është shuar ditën e djeshme gazetarja dhe poetja e njohur nga Kosova, Burbuqe Rushiti.

Burbuqja ka punuar disa vjet në ish Radio Televizionin e Prishtinës, në Redaksinë e Kulturës, ndërsa më pas ishte korrespodente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin NTV.

Burbuqe Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi. Burbuqja është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.

Var*rimi i Burbuqe Rushitit bëhet sot në orën 17:00 në var*rezat e qytetit në Prishtinë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews