Ballina Bota Qytetarët parapërgatiten për stuhinë, boshatisin supermarketet

Qytetarët parapërgatiten për stuhinë, boshatisin supermarketet

Puerto Rico, territor amerikan, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas paralajmërimeve për një stuhi tropikale që po shkon drejt ishullit dhe Republikës Domenikane. Meteorologët thonë se stuhia e emërtuar “Dorian” pritet të fuqizohet në 24 orët e ardhshme.

Pas paralajmërimit të dhënë, qyterarët në Puerto Rico janë alarmuar dhe kanë nisur përgatitjet. Supermarketet janë boshatisur, pasi qytetarët kanë blerë furnizime me ushqime.

Parashikohet që reshjet e shiut të arrijnë një kuotë prej 15 centimetra, kurse erërat e forta të arrijnë një shpejtësi më shumë se 100 km/h.

Guvernatorja e Puerto Rico, Wanda Vázquez Garced, u bëri thirrje qytetarëve të saj që të përgatiten. “U bëj thirrje qytetarëve që të vënë në zbatim planin e tyre të emergjencës me kujdes dhe qetësi”, tha ajo. Ndërkohë, 360 qendra strehimore do të ngrihen në të gjithë ishullin.

Ditën e enjte parashikohet që stuhia të humbasë forcën e saj dhe të shuhet tërësisht në Florida mbrëmjen e së premtes ose mëngjesin e së shtunës.

Puerto Rico u godit nga uragani “Maria” në vitin 2017, që shkaktoi shkatërrime në masë. Që prej asaj kohe, ky ishull është ende në fazë rikuperimi dhe tashmë do t’i duhet të përballet me një tjetër stuhi.

Loading...