Ballina Aktualitet Lajme Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24...

Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24 orëve të fundit

Bogovinë, vihet pas hekurave 27-vjeçari nga Çegrani

Mbrëmë (19 gusht) rreth orës 02 e 30 minuta, në fshatin Bogovinë e Tetovës, pjestarë të policisë nga SPB Tetovë, kanë ndaluar për kontroll veturën “Reno Tvingo”, me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 27-vjeçari Sh.F. nga Çegrani.

Gjatë kontrollit është gjetur mari^juanë me ç’rast është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Gostivar, vihen pas hekurave një i ri nga fshati Çajle dhe dy shkupjanë

Dje mbrëma (18 gusht) rreth orës 22 e 20 minuta, janë privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policor Gostivar personat A.A. (21) nga fshati Çajle e Gostivarit, F.A. (20) dhe A.B. (28) të dy nga Shkupi, ku gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre, tek personi A.A. janë gjetur eks^tazi.
Punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit do të pasojnë parashtresa adekuate.

Gostivar, vihet pas hekurave një person nga Banjica e Poshtme

Pjestarë të policisë nga SPB Tetovë- Zyra e jashtme për punë kri^minalistike Gostivar, dje (18 gusht) rreth orës 20, kanë kryer bas^tisje në shtëpinë e 46-vjeçarit Sh.A.G. nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit.

Gjatë bastisjes e cila u realizua me udhër të gjyk^atësit, është gjetur kok^ainë, mari^juanë dhe një blu^ajtëse.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kall^ëzim pe^nal.

19-vjeçarja nga një fshat i Tetovës ka një hall, kërkon ndihmën e uniformave blu

Nëntëmbëdhjetë vjeçarja, banore e një fshati të rrethit të Tetovës, dje (18 gusht) ka den^oncuar se në periudhë prej muajit qershor deri në muajin gusht të këtij viti, disa herë ka qenë e detyruar të kryej mardh^ënje inti^me me 58-vjeçarin M.M. nga fshati
Novakë dhe një personi tjetër deri më tani i panjohur, deri sa ka qëndruar në një banesë me qira në Tetovë, të cilin e ka siguruar personi M.M. me të cilin një kohë të caktuar janë takuar në atë banesë.

Personi M.M. është siguruar në SPB-Tetovë dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit, njofton policia e Tetovës.

Vihet pas hekurave 26-vjeçari nga një fshat i Gostivarit

Dje (18 gusht), rreth orës 17 e 45 minuta, është privuar nga liria 26-vjeçari Z.M. nga fshati Banjicë e Poshtme, tek i cili është gjetur mar^ijuanë.
I njëjti është mbajtur në Stacionin policor Gostivar, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Incident në Raven

Shtatëdhjetë e dy vjeçari M.A. nga fshati Raven i Gostivarit, dje (18 gusht) ka den^oncuar se rreth orës 20 e 30 minuta, duke qëndruar me një shoqe të tij në shtëpi, kanë hyrë brenda djali dhe bashkëshorti i saj, me të cilin nuk janë të kuro^rëzuar dhe të njëjtit e
kanë sul^muar fiz^ikisht, i kanë marrë mjete devizore dhe stoli prej ari dhe e kanë mby^llur në shtëpi duke u larguar në drejtim të panjohur.
Merren masat për zbardhjen e rastit.

Tetovari shkakton incident në Gostivar

Mbrëmë (18 gusht), rreth orës 22 është denoncuar se personi J.C. (28) nga Tetova, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar është sjellë në mënyrë agre^sive duke fyer dhe poshtë^ruar pjesëtarin e policisë, pasi që paraprakisht e ka parkuar gabimisht veturën e tij.
Personi në fjalë është privuar nga liria, për zbardhjen e plotë të rastit.


@tn.lajmelokale
@tetovanews