Ballina Kronika Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24...

Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24 orëve të fundit

I ka humbur nëna, i riu nga një fshat i Tetovës kërkon ndihmën e uniformave blu

Më datë 15.08.2019 në ora 13 e 15 minuta, në SPB Tetovë 27-vjeçari A.J. nga fshati Bërvenicë e Tetovës, ka denoncuar se nëna e tij A.J. (47) e cila ka pasur pro^bleme psi^qike është larguar nga shtëpija dhe nuk është kthyer, e njëjta edhe më herët është larguar nga shtëpija por është kthyer.

Merren të gjitha masat dhe aktivitetet për gjetjen e 47-vjeçares së humbur.

Ja çka e pret hajdutin e kishave nga Tetova

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, ka zbardhur në tërësi katër vjedhje të rënda nëpër objekte fetare (kisha) dhe ka dorëzuar pa^di pen^ale kundër 18-vjeçarit Z.A. nga fshati Ozurmisht i Tetovës.

Personi Z.A. dysh^ohet se gjatë muajve maj dhe qershor të këtij viti, me fo^rcë i ka hapur dyert e kishave në fshatrat Radiovcë, Vollkovi dhe Jançishtë, dhe pas hulumtimit në brendësinë kishave ka vjedhur para, gjegjësisht në mënyrë joli^gjore ka siguruar përfitim pronësor me vlerë prej 8500 denarë.

I dyshuari Z.A. edhe më herët ka qenë i pad^itur nga SPB Tetovë, për kryerje të veprave të ngjajshme pen^ale, të cilat i ka kryer kryesisht në rajonin e Tetovës.

Verë e “sukseshme” për hajdutin nga Tetova, ka kryer 26 vjedhje dhe ka fituar gjysmë milioni denarë

Sektori për punë të brendësheme Tetovë, ka zbardhur dhe dokumentuar në tërësi 18 vjedhje të rënda, 8 vjedhje dhe një tentim pët vjedhje, për kryerjen e të cilave dysh^ohet 38-vjeçari J.C. nga Tetova, për të cilin janë përgatitur dhe do të lëshohen 4 pa^di pen^ale.

J.C. dyshohet se në muajt qershor, korrik dhe gusht të këtij viti, në Tetovë, me fo^rcë ka hapur dhe hulmtuar nëpër vetura, shitore objekte pune dhe tjera, prej ku më së shpeshti ka vjedhur para, paisje muzikore, kompjuterë si dhe gjësende tjera, kështu
që në mënyrë ile^gale ka siguruar përfitime pronësore e cila llogaritet të jetë rreth 525 mijë denarë.

Numri më i madh i gjësendeve të vjedhura është gjetur dhe kthyer tek pronarët, gjegjësishtë tek të dëmtuarit.

Krahas kësaj, me pa^di pen^ale për ,,Mbulim,, janë
përfshirë edhe 12 persona nga Tetova dhe rrethina, të
cilët dysh^ohen se i kanë blerë gjësendet e vjedhura.

Aksident në Tetovë

Dje (15 gusht), rreth orës 15.00, tek unaza në rrugën ,,Iliria,, në Tetovë, vetura e tipit ,,BMW,, me targa të Republikës së Italisë, të cilën e ka drejtuar 25 vjeçari B.I. nga fshati Saraqinë e Tetovës, ka aksidentuar këmbësoren 37-vjeçare M.Sh. nga Tetova.

E lënduara M.Sh. është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për dhënjen e ndihmës mjeksore.

Është kryer inspektimi komplet në vendin e ngjarjes.

Aksident i rëndë në rrugën regjionale Tetovë – Jazhincë

Mbrëmë (16 gusht), rreth orës 01 e 15 minuta, është denoncuar se në rrugën regjionale Tetovë- Jazhincë ka ndodhur aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë vetura e tipit ,,Polo,, me targa të
Tetovës, të cilën e ka drejtuar 19-vjeçari F.E. nga fshati Përshevcë dhe vetura e tipit ,,Golf,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 34-vjeçarja M.T. nga po i njëjti fshat.

Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi F.E., kurse me lëndime të lehta trupore ka kaluar M.T., me ç`rast janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për dhënjen e ndihmës
mjekësore.

Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi
nga SPB Tetovë.

“BMW-Cabrio” i merr jetën 26-vjeçarit nga Toplica e Gostivarit

Dje (15 gusht), rreth orës 22 e 40 minuta, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, është den^oncuar se në autostradën Gostivar-Tetovë, pas “kyçjes” së Negotinës, B.J. (26) nga fshati Toplicë e Gostivarit, duke drejtuar veturën e tij të tip ,,BMW-
Kabrio,, me targa të Gostivarit, ka devijuar nga rruga dhe ka fluturuar jashtë autostradës.

Gjatë fluturimit nga rruga, vozitësi, u është nën^shtruar plag^ëve dhe ka ndërruar jetë në vend.

Prok^urori Publik dhe ekipi nga Stacioni policor Gostivar, kanë kryer inspektimet komplete në vendin e ngjarjes, kurse me urdhër të Prok^urorit Publik, trupi i pajtë është dorëzuar për aut^opsi.

Dy kosovarë përfundojnë pas hekurave në Tetovë

Mbrëmë (16 gusht) dhjetra minuta pas mesnate, në afërsi të stadiumit të qytetit në Tetovë, pjestarë të policisë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria shtetasit e Kosovës I.C. (28) dhe A.L. (36), për arsye se në veturën e tyre ,,Folkcvagen Golf,, me targa të Kosovës, janë gjetur dhe konfiskuar 55 kuti (550
pako) cigare të llojllojshme dhe 1000 shkrepsa.

Dy shtetasit e Kosovës, janë mbajtur në Stacionin
policor Tetovë dhe merren masat për zbardhjen e
plotë të rastit.

Vihet pas hekurave një 25-vjeçar nga Tetova

Pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, dje (15 gusht) rreth orës 14.00, kanë kryer bastisje në shtëpinë e 25-vjeçarit me inicialet G.A. nga Tetova, me lokacion në rrugën “Aleksandar Jovanovski-Zhurçin” në Tetovë.

Gjatë bastisjes, të realizuar me urdhër të gjyk^atësit, është gjetur mari^juanë, bluajtëse plastike dhe rizëll, me ç`rast personi G.A. është privuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin policor të Tetovës, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, kështu
që undër tij do të pasojnë edhe parashtresa
adekuate.

Vihet pas hekurave një 29 vjeçar nga rrethina e Tetovës

Dje (15 gusht) rreth orës 16 e 50 minuti, në rrugën ,,Jasht Vardarit,, në Tetovë, është privuar nga liria 29-vjeçari I.I. nga fshati Sedllarcë e Epërme.

Gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur ko^kainë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit I.I. do të pasojë edhe parashtresë adekuate, njofton policia e Tetovës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews