Ballina Kronika Pas turistëve spanjollë e pëson një gjerman, ja çfarë i ndodhi

Pas turistëve spanjollë e pëson një gjerman, ja çfarë i ndodhi

Dhu^nimi i turistëve spanjollë në jug të Shqipërisë ka bërë figurë të keqe për vendin. Por duket se nuk mbaron me kaq.

Policia e Sarandës njofton sot se ka arr^estuar dy persona, me banim në Durrës, pasi aku^zohen për vjedhje. Sipas uniformave blu, të arr^estuarit i kanë vjedhur çantën me sende të ndryshme një turisti gjerman. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar.

“Policia ka arr^estuar në flag^rancë për “Vjedhje në bashkëpunim” shtetasit G.Th., 42 vjeç dhe E.F., të dy me banim në Durrës.

Arre^stimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme në lagjen nr.2 Sarandë në rrugë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një çantë me sende të ndryshme në pronësi të shtetasit Q.I., banues në Gjermani”, njofton policia.

@tn.lajmelokale
@tetovanews