Ballina Kronika Ngjarja e rëndë në Greqi: Shkrumbohet babai i 3 fëmijëve

Ngjarja e rëndë në Greqi: Shkrumbohet babai i 3 fëmijëve

Një cigare e ndezur mund të jetë shkaku i vde^kjes së një 29- vjeçari grek. Ngjarja tra^gjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte rreth orës 06:45 teksa ai ka qenë vetëm në shtëpinë e tij, pasi familja kishte shkuar në Kalavryta, raportojnë mediat greke.

Eleftherios Pantazis u asfi^ksua dhe gjeti vde^kjen nga zjarri që përfshi banesën e tij në katin përdhesë të një shtëpie dy katëshe në “Rrugën Aginoros” në zonën Itea të Patras.

Nga hetimet paraprake Pantazis rezulton se ai nuk ka mundur të hapë dot grillat e shtëpisë dhe shkak i zjarrit mund të ketë qenë një cigare e ndezur.

29-vjeçari lë pas tre fëmijë të vegjël.

Dyshohet se zjarri filloi në pjesën e përparme të shtëpisë dhe 29 –vjeçari ishte bllokuar në të, duke mos arritur të hapte grilat e dritareve.

Kanë qenë shërbimet e zjarrfikëses ato që kanë bërë të mundur nxjerrjen e tru^pit të babait të tre fëmijëve si dhe fikjen e zjarrit në banesë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews