Ballina Top Lajm Ndahet nga jeta gazetari i njohur Fatos Baxhaku

Ndahet nga jeta gazetari i njohur Fatos Baxhaku

Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 55 vjeçare, publicisti dhe gazetari i njohur Fatos Baxhaku.

Ai vua^nte prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta e dhanë miqtë e tij në rrjetet sociale.

Baxhaku ishte një prej gazetarëve më të njohur në vend.

Profili:

Fatos Baxhaku ka lindur në Tiranë më 9 janar në 1964. Shkollimin e parë e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Ismail Qemali”.

Përgjatë viteve 1982-1986 studioi në Universitetin e Tiranës në fakultetin e Histori-Filologjisë ku u diplomua në histori. Që nga 1986 e deri në 1992 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave. Nga 1993 e deri në 1998 ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetës Shqiptare”.

Në periudhën 1998-1999 ishte kryeredaktor i parë i lajmeve në televizionin “Klan”. Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme “XXL”.

Nga 2001 deri në 2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin “Vizion Plus”. Në 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar në të përditshmen “Shqip”.

Fatos Baxhaku eshte autor ose bashkeautor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugetim” (Top Channel), “Shtepa e Vjeter” (Digitalb).si edhe i shumë dokumentareve televizive.

Ka qene disa here pedagog i jashtem i gazetarise ne universitetet e Elbasanit dhe Tiranes.

Ka qene anetar i Komitetit Shqiptar te Helsinkit.

Bashkepunetor ne shume projekte trainimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE..

Botime

Die Stammmesgesellschaften Nordalbaniens – Wien 1996. (Bashkeautor Karl Kaser).

Gur – 2008

Në Mirditë & rreth e rrotull – 2009

Roje – 2010

Çadra e kuqe: histori fatesh austro-shqiptare në shekujt XIX -XXI – 2013

Gra te pergjitheshme – 2014 (me bashkeautore Klodiana Kapo)

(TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews