Ballina Kronika Mërgimtarit nga Tetova ia vodhën makinën “BMW”, të nesërmen ja çfarë ndodhi?!

Mërgimtarit nga Tetova ia vodhën makinën “BMW”, të nesërmen ja çfarë ndodhi?!

Tetovari që nga Gjermania kishte ardhur për pushime në vendlindje, mbrëmë vonë në stacionin policor ka lajmëruar se i ishtë vjedhur makina e tij luksoze e tipit “BMW”.

Por policia pas veprimeve të saj ia ka komunikuar atij se makina ishte gjetur.

“Sot rreth orës 13, në rrugën lokale Strimnicë-Çellopek policët e kanë gjetur automjetin “BMV” me targa gjermane. Përndryshe, mbrëmë rreth orës 23:40 ishte denoncuar se është marrë në rrugën “Shtipska” në Tetovë, nga ana e tetovarit 45 vjeçar R.V.”, theksoi zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski. Nuk dihet rrethanat se përse iu mor makina, në kohën kur mërgimtari e kishte lënë ate të parkuar dhe të kyçur.

https://www.youtube.com/watch?v=M84k0g7GRQ8

https://www.youtube.com/watch?v=WCmr4eVhl4M



@tn.lajmelokale
@tetovanews