Ballina Argëtim Luks i shfrenuar i Luana Vjollcës, një natë në hotel 710 dollarë...

Luks i shfrenuar i Luana Vjollcës, një natë në hotel 710 dollarë (FOTO)

Luana Vjollca ndodhet me pushime në Monte Carlo, Monaco. Para dy ditësh publikoi një foto ku deklaronte se Monte Carlo ishte tanimë qyteti i saj i preferuar. Në foto Luana shfaqej joshëse, e veshur me pantallona të shkurtra, që i kishte zbërthyer. Por si për çudi, më pas ajo e fshiu foton sepse siç duket, nuk i kanë pëlqyer komentet.

Mirëpo, e njëjta foto është postuar edhe në revistën e njohur “Monaco Today”, duke marrë kështu vëmendjen edhe të lexuesve të huaj. Dhe nuk kishte si të mos binte në sy me atë gjest shkruanin komentuesit, të cilët zbërthimin e pantallonave e konsideruan ekstravagancë të tepruar, si vetëm pushimet e saj.

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca po vazhdon me luksin e shfrenuar në pushime, ndërsa është duke shijuar rivierën në Nice dhe Cannes me helikopter privat, duke u konsideruar një mjet për pasanikët. E ndërkohë, ajo nuk ka harruar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke ndarë me ta herë pas here foto nga pushimet e saj.

Kështu, Luana nuk është mjaftuar me pushimet në Monte Carlo, ku një natë në hotelin ku qëndronte moderatorja kapte shifrën e çmendur 710 dollarë. Ajo është zhvendosur në një tjetër destinacion përrallor, duke zgjedhur këtë herë rivierën magjepsëse të Francës në qytetet Nice dhe Cannes, ku qëndrimi në hotele me 5 yje është diçka krejt normale për të.

Nëpërmjet fotove të fundit të postuara në rrjete sociale nga moderatorja, kuptuam se me çfarë kishte zgjedhur ajo të lëvizte dhe nuk bëhet fjalë për asnjë lloj marke të shtrenjtë makine, por për helikopter privat. Këngëtarja pozonte e lumtur dhe dukej superseksi si pilote e veshur me një fustan të shkurtër. Luana vazhdon pushimet mes luksit, pa zbuluar kush e shoqëron, ndërkohë që sipas ndjekësve, ai që e shoqëron është pikërisht i dashuri i saj menaxher, Krenar Çoçaj.

Duket se ai e ka ndihmuar shumë që ajo të depërtojë në tregun e muzikës, duke marrë edhe ftesa për koncerte. Por duket se bashkëpunimi i fundit “Yalla Habibi” me të famshmin nga Australia, Faydee, nuk u prit aq mirë.Si fillim ishte lajmi që pushtoi mediat se kjo këngë ishte kopjuar nga “Yalla Habibi” e Dj Antoine, Sido dhe Moe Phoenix. Ndërkohë, fansat e Faydee e konsideruan bashkëpunim “të gabuar” atë me Luana Vjollcën. Ata nuk ngurrojnë të shprehen se kjo e fundit nuk është aspak këngëtare.

“Zëri i Faydee është i mrekullueshëm dhe i bukur, ndërsa kur këndon ajo më dhembin veshët”, shkruante një ndjekës i këngëtarit. “E dua muzikën tënde, por kjo nuk ishte artistja më e mirë shqiptare, me të cilën mund të bashkëpunoje”, ka shkruar një tjetër.

“Kënga do të ishte shumë më mirë pa zërin e saj. Faydee është një artist i mrekullueshëm dhe nuk e kuptoj se çfarë e shtyu të bashkëpunonte me të”, ka vijuar një i tretë. “Çfarë po bën? Ajo nuk është këngëtare. Më vjen keq për ty. Thjesht prit pjesët ku ajo këndon dhe dëgjoje”, ka komentuar një tjetër ndjekës.

Megjithatë, “Yalla Habibi”, e cila është postuar ditën e shtunë, ka arritur të marrë brenda pak ditësh në platformën “YouTube” plot 2.2 milionë shikime. Po pavarësisht këtij fakti, diçka e çuditshme ndodhi me këngën e Luanës në “Youtube”. Teksa shihje në videoklipin e Luanës dhe Faydeet në “Youtube”, ajo që u tërheq vëmendjen të gjithëve janë komentet e shumta që videoja ka marrë.

Mirëpo, e çuditshmja ishte që komentet janë pothuajse të përsëritura. Adresa me emra të ndryshëm kanë komentuar të njëjtën gjë. Përveç kësaj, në sy binin edhe komentet e tipit: “Natën e mirë”, “Kalofsh një fundjavë të mirë” ose “Faleminderit”, të cilat nuk kanë fare lidhje me këngën.

Nuk dihet nëse komentet janë pjesë e ndonjë programi të paguar apo ‘spam’, për të cilat moderatorja Luana Vjollca dhe Faydee nuk janë në dijeni. Fady Fatrouni, i njohur si Faydee, është këngëtari 32-vjeçar libanez, me karrierë në Australi, i cili vendosi të bënte për herë të parë një bashkëpunim me një shqiptare dhe ajo ishte Luana Vjollca. Nisur nga komentet negative për zërin, u tha se Luana për t’u qetësuar vendosi të arratisej për disa ditë pushime relaksuese, të cilat i nisi nga Italia.

Loading...