Ballina Bota Kujt i përket Amazona? Vështirësitë me të cilat do të përballen sovranistët

Kujt i përket Amazona? Vështirësitë me të cilat do të përballen sovranistët

Nga Gianluca Mercuri

E kujt është Amazona? E vendeve në të cilat shtrihet apo e të gjithëve? Janë pyetje thelbësore, sepse kanë të bëjnë me jetën e njerëzve dhe marrëdhëniet midis shteteve. Dhe e çojnë çështjen e klimës në një det konfliktesh të mundshme, që nuk shpjegohen nga ligji ndërkombëtar. Thelbi është ky: a ndalet sovraniteti, apo a i përmbush ai të paktën kufijtë, kur mënyra me të cilën dikush administron territorin e vet ka pasoja ndaj të tjerëve? Dhe a do të duhet që sovranistët, tashmë aspak tolerantë në lidhje me kufizimet politike dhe ekonomike, të durojnë edhe ato mjedisore?

Tema e ndërhyrjes deri më tani është shtrirë në rrafshin humanitar, dhe prej dekadash të tëra debatohet për të drejtën dhe detyrimin e demokracive për të ndërhyrë në konfliktet lokale: durim nëse ata atëherë abstenuan ta bënin këtë edhe në rastet që i shqetësonin ata drejtpërdrejt si Siria, e cila ka derdhur valë refugjatësh në Evropë. Tani, me shpërthimin e çështjes së mjedisit, tema papritmas zgjerohet, veçanërisht në një kontekst si ai brazilian, ku një president haptazi skeptik mbi ndryshimin e klimës, në të vërtetë ka inkurajuar zjarrvënien me synim t’i kthejë “mushkëritë e Tokës” në potencial më fitimprurës.

Jair Bolsonaro akuzon për “sjellje koloniale” presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili pretendon se ka të drejtën për t’u përfshirë jo vetëm sepse ai ka një departament atje (Guajana), por sepse, siç thotë ai, pyjet e Amazonës janë një çështje globale.

Mendojnë kështu shumica e qeverive evropiane, veçanërisht ato që janë hapur antipopuliste. Jo rastësisht, urgjenca klimatike po del si një element tjetër i ndarjes midis forcave përparimtare – të prirur për një shndërrim energjie që sigurisht ka kosto sociale – dhe atyre konservatore ose populiste të djathta, të cilat ngrenë në qiell pakënaqësinë e atij që nuk i ka mjetet për të ndotur më pak.

Tani ky tension po pushton politikën e jashtme, me institucione dhe marrëveshje shumëpalëshe nga të dilat dalin edhe superfuqitë. Dhe secili drejtues ka standardet e tij të dyfishta: çfarë do të thoshte Macron nëse, bazuar në parimet që ai mbron, Italia do t’i kontestonte centraler bërthamore? Sigurisht, sovraniteti dhe çështja e klimës janë ngërthyer. Kjo do të jetë një tjetër përplasje e ashpër.

Corriere della Sera- Përgatiti: Gazmira Sokoli

Loading...