Ballina Kosova Klinika Emergjenca jep detaje për rë lënduarit në aksidenti me kamion (VIDEO+FOTO)

Klinika Emergjenca jep detaje për rë lënduarit në aksidenti me kamion (VIDEO+FOTO)

Nga Klinika Emergjente të Kosovës kanë njoftuar se tre të lënduarit në aksidentin që ka ndodhur në mes një kamioni dhe nëntë veturave, kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Ibrahim Maliqi, specializantë i mjekësisë Emergjente, ka thënë për KosovaPress, se të lënduarit përafërsisht janë të moshës 1979 dhe më i riu është i lindur më 1992.

“Nga aksidenti që ka ndodhur sot ku një kamion i kompanisë “Pastrimi”, kanë ardhur në emergjencë tre pacientë. Kryesisht me lëndime të lehta trupore. Një prej tyre është me ekzaminime shtesë, do të thotë do i bëhet CT e kokës edhe toraksit. Të tjerët janë me lëndime jashta rrezikut për jetë. Janë të përfshira dy prej veturave edhe një i kompanisë “Pastrimi”, punëtorë që ka qenë në kamionë… përafërsisht janë të moshës prej vitit 1979 dhe më i riu është i lindur më 1992″, tha ai.

Në qendrën emergjente ndodhet edhe menaxheri i kompanisë “Pastrimi”, i cili ka kundërshtuar të flas para kamerave.

I njëjti ka thënë për KosovaPress, se punëtori i cili ndodhej në kamionë, është mirë dhe se nuk dëshiron të flas më shumë rreth këtij rasti

VIDEO bonus:
Loading...