Ballina Kronika Karaburun/ Shpëton turisti italian, ja çfarë i ndodhi në mes të detit

Karaburun/ Shpëton turisti italian, ja çfarë i ndodhi në mes të detit

Policia Kufitare e Vlorës dhe forcat “Delta” u vunë në ndihmë në të një turisti italian në zonën e Karaburunit, i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Falë transportimit të shpejtë për në spital, me mjetin lundrues të forcave “Delta”, turisti italian është jashtë rrezikut për jetën.

Mesditën e sotme salla operative e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, është njoftuar me telefon nga kapiteni i një anijeje turistike që ndodhej në zonën e Karaburunit në Shën Vasil, se kishte nevojë për ndihmë mjekësore për një turist italian që ndodhej në anije, i cili duhej transportuar për në spital në një kohë sa më të shpejtë.

Menjëherë në ndihmë të turistit ka shkuar në kohë mjeti lundrues i forcave “Delta” që ishte me shërbim në atë zonë dhe ka transportuar shtetasin E.U, 59 vjeç për në Porti e më pas me autoambulancën e spitalit të Vlorës.

Turisti Italian E. U., pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Vlorës, kaloi rrezikun për jetën dhe në këto momente ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi E.U., falënderon Policinë Kufitare, forcat “Delta” dhe ekipin mjekësor që i erdhën në ndihmë.



@tn.lajmelokale
@tetovanews