Ballina Kronika Itali – Bie nga 12 metra lartësi teksa punonte, ndërron jetë 40-vjeçari...

Itali – Bie nga 12 metra lartësi teksa punonte, ndërron jetë 40-vjeçari shqiptar

Një punëtor shqiptar humbi jetën në një aksident në punë të ndodhur në zonën e San Giuliano në Itali.

40-vjeçari humbi jetën pasi ra nga 12 metra lartësi nga çatia e një ndërtese ku po punonte..

Sipas informacioneve paraprake, 40-vjeçari shqiptar me iniciale E.S, ishte në majën e strukturës, kur ra nga lartësia rreth 12 metra, rënie që qe  f a t a l e  për të.

Në vendin e ngjarjes shkuan ekipet e ambulancës dhe një helikopter, por për të nuk kishte asgjë për të bërë.

Policët lokalë ndërhynë në depo, duke kryer të gjitha kontrollet e nevojshme për të rindërtuar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.



@tn.lajmelokale
@tetovanews