Ballina Shëndeti Ilaçi që ndal infarktet; pilula me çmim të ulët edhe për më...

Ilaçi që ndal infarktet; pilula me çmim të ulët edhe për më të varfërit

Një pilulë në ditë që mban katër ilaçe, mund të reduktojë numrin e atakeve kardiake dhe infarkteve me një të tretën e mundësisë.

Polypill, mban aspirin që hollon gjakun, një statinë që ul kolesterolin dhe dy ilaçe për uljen e presionit të gjakut.

Kërkuesit, në Iran dhe Britaninë e Madhe, thonë se pilula ka një ndikim të madh dhe mund të kushtojë fare pak.

Ata sugjerojnë se pilula mund t’i jepet kujtdo që ka kaluar një moshë të caktuar, në vendet e varfra, ku mjekët kanë më pak opsione dhe janë më pak në gjendje të vlerësojnë gjendjen e çdo individi.

Sëmundjet e zemrës dhe infarktet janë dy shkaqet kryesore të vdekjeve në botë, duke i marrë jetën më shumë se 15 milionë njerëzve në vit. Duhanpirja, obeziteti dhe lëvizja e pakët, të gjitha rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimi i fundit, i publikuar në revistën shkencore Lancet, është bazuar në më shumë se 100 fshatra në Iran dhe 6800 persona kanë marrë pjesë në të.

VIDEO bonus:
Loading...