Ballina Opinione I përkas kombit të Nënë Terezës

I përkas kombit të Nënë Terezës

Alma Lama

Për Nënë Terezën kam dëgjuar për herë të parë kur isha në klasën e tetë. Ishte periudha kur ajo kishte bërë vizitën e parë në Shqipëri. Atë kohë filloi të përdorej edhe një shprehje që më pati bërë shumë përshtypje, kur flitej për një sjellje humane apo bujare: “nuk jam Nënë Tereza, ose është si Nënë Tereza”. C i n i z m i n  e kësaj shprehje arrita ta kuptoj vite më vonë, kur më ra rasti të shoh një dokumentar për jetën e Nënë Terezës; për veprimtarinë e saj humane me njerëzit e varfër, të sëmurët, nevojtarët. Ajo i prekte, ju ofronte ndihmë atyre qenieve njerëzore që ndoshta shumica i shih me indiferencë dhe  p ë r b u z j e.

Nënë Tereza, me mëkimin e dashurisë së saj të pakushtëzuar, kishte prekur hyjnoren, atë që njerëzit kishin dëgjuar nëpër shekuj, por e kishin parë shumë rrallë në praktikë. Shembulli i saj ishte një mësim universal mbi humanizmin, përtej kishës, përtej besimit, përtej çdo lloj ideologjie që i ndan njerëzit. Për këtë arsye, murgesha e thjeshtë, që kishte frymëzuar me miliona, u nderua me Çmimin Nobel për Paqe. Si për shumëkënd, figura e saj edhe për mua u kthye në simbol. Shembulli i saj është i vështirë të ndiqet në praktikë, por siç na mëson ajo “nëse ju nuk mund të ushqeni 100 njerëz, atëherë ushqe të paktën një”. Gjatë punës sime si Ambasadore në Itali, nuk ka aktivitet ku nuk jam prezantuar me krenari “Unë i përkas kombit të Nënë Terezës”.



VIDEO bonus:
Loading...